Stacioni i autobusëve ndërqytetës pranë Stacionit të Trenit do të zhvendoset për t’i hapur rrugë punimeve të Bulevardit të Ri.
Bashkia e Tiranës ka njoftuar sot se “duke filluar nga data 6 shtator, stacionimi i autobusëve ndërqytetës në sheshin pranë “Stacionit të Trenit” do të ndërpritet në mënyrë përfundimtare. Deri në ndërtimin e terminalit multimodal të pasagjerëve, stacionimi i autobusëve ndërqytetës do të zhvendoset në sheshin që ndodhet në rrugën “Dritan Hoxha”, me drejtim Tiranë-Durrës, 250 metra nga rrethrrotullimi i sheshit “Karl Topia”.
(ar.sh/shqiptarja.com)