Aplikimi për Kartën e Rezidentit

Të nderuar Qytetarë!

Ju informojmë se Tirana Parking po vijon me shpërndarjen falas të Kartës Rezident, për të 4 (katër) Zonat (1,2,3,4), vetëm duke dorëzuar dokumentat e mëposhtme:
1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit
2. Fotokopje e lejes së qarkullimit/ certifikatës së pronësisë së mjetit

Dorëzimi i dokumentave bëhet çdo ditë nga e Hëna në të Premte, prej orës 09:00-14:00.

Karta e Rezidentit tërhiqet pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tirana Parking, në adresën: Rr. “Ali Begeja”, nr.16, Kodi Postar 1017, Tiranë. Tel.04 2211111