Parkingu Nëntokësor “Bulevardi i Ri “

Parkingu i dytë nëntokësor në Bulevardin e Ri ndodhet në Zonën B të shërbimit publik. Ky parking u inagurua më datë 21 Qershor 2017 .

Parkingu ofron:

  • kushte të larta sigurie për automjetet
  • 328 vende parkimi të ndara në zona të koduara me ngjyrat përkatëse
  • 8 vende parkimi për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK)
  • sinjalistikë vertikale dhe horizontale
  • mundësinë e karikuesve për makinat që funksionojnë me energji elektrike
  • shërbim 24 orë
  • sistem elektronik të posaçëm të hyrje-daljes, i monitoruar me 24 kamera sigurie
  • sistem të fikjes së zjarrit në raste emergjence

Ky parking nëntokësor ju ofron shërbimin e parkimit me këto tarifa:

  • 0 – 3 orë – 100 lekë
  • 3 – 8 orë – 250 lekë
  • 8 – 24 orë – 300 lekë