SHPALLJE PËR VËNDE TË LIRA PUNE
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr.7961, dt.12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”(i ndryshuar), Urdherit nr.28272/1, datë 05.10.2022 “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës të Institucionit “Tirana Parking”, Institucioni Tirana Parking, shpall proçedurat për vendet e lira të punës:
- Kryeinspektor -kategoria III-a
- Inspektor II- 1- kategoria IV-a
- Specialist Finance I- 1- kategoria III-b
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë diplomë në arsimin e lartë, sipas profilit të kërkuar;
- Të kenë të kryer arsimin e mesëm (për profilin);
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar
- Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim;
- Jetëshkrim;
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Çertifikatë e përbërjes familjare;
- Fotokopje e diplomës 4-vjeçare, bachelor , master shkencor dhe lista e notave e noterizuar (për përgjegjësit e sektorëve),
- Fotokopje e diplomës bachelor dhe master dhe lista e notave e noterizuar (per specialistet)
- Fotokopje e dëftesës së shkollës së mesme \
- Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
- Fotokopje e librezës së punës.
- Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
- Raport mjeko-ligjor;
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore;
- Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë në adresën: Rruga Ali Begeja, Ndërtesa nr. 16, Kodi Postar 1017, Tiranë
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.
Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë në lidhje me punën;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për punën.
DALJA E REZULTATEVE DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, institucioni Tirana Parking do të shpallë rezultatet duke i kontaktuar me telefon.si dhe ne stendën e njoftimeve.
Afati I dorëzimit të dokumentacionit është data 28.02.2023