Parkingu Nëntokësor “7 Xhuxhat”

Parkingu i tretë nëntokësor “7 Xhuxhat”është shesh parkimi i krijuar nga Bashkia Tiranë, i cili u inagurua nga Kryetari i Bashkisë Z. Erion Veliaj, me 10 Gusht 2019.

Parkimi publik është projektuar me 2 kate nëntokë dhe ofron 146 vende parkimi në total + 2 vende parkimi për PAK (persona me aftësi të kufizuar), respektivisht 68 vende parkimi + 1 vend parkimi për PAK në nivelin -1 dhe 78 vende parkimi +1 vend parkimi për PAK në nivelin -2. 

Ky parking nëntokësor në Qëndër të Tiranës ju ofron jo vetëm çmime të lira por njëkohësisht standarte, siguri dhe shërbim 24 orë.

Përveç funksionit rekreativ është menduar edhe funksioni si parkim publik në shërbim të qytetit.

Kjo është një zonë me densitet të lartë dhe plotësimi me një parkim nëntokësor ndihmon në lehtësimin e një nga problematikave më të mëdha të qytetit të Tiranës në ditët e sotme.