Parkingu Nëntokësor “Sheshi Italia”

Parkingu i 4-tërt nëntokësor dhe më moderni në Tiranë ndodhet te stadiumi “Air Albania”. Ai u inaugurua nga Kryetari i Bashkisë, Z. Erion Veliaj, më datë 08 Tetor 2020.

Ky parking nëntokësor ka një kapacitet prej 198 vendesh parkimi, nga të cilat, 2 vende për invalidë, 23 e-charger për makinat elektrike si dhe një ashensor publik për të lehtësuar lidhjen me sheshin “Italia”.

Parkingu te stadiumi “Air Albania” në qendër të Tiranës ju ofron jo vetëm çmime të lira, por njëkohësisht standarte, siguri dhe shërbim 24 orë.

Përveç funksionit rekreativ është menduar edhe funksioni si parkim publik në shërbim të qytetit.

Kjo është një zonë me densitet të lartë dhe plotësimi me një parking nëntokësor ndihmon në lehtësimin e një prej problematikave më të mëdha të qytetit të Tiranës në ditët e sotme.