Aplikim për Parkim të Rezervuar

Tirana Parking është i vetmi Institucion për “Administrimin e Shërbimit të Parkimit Publik me Pagesë”. Personat fizikë apo juridikë, që duan të pajisen me “Leje vendparkimi të rezervuar me pagesë” duhet të dorëzojnë këto dokumente pranë zyrave të Tirana Parking:

1. Ekstrakt i QKR i 3 (tre) muajve të fundit (i subjektit që do të aplikojë) ose Kartë Identifikimi (në rast Individi)
2. Autorizim për personin që do të aplikojë (nëse nuk është Administratori)
3. Gen-plan “vendndodhja e vendparkimit” (mund të merret dhe nga Google maps)
4. Kërkesa (draft i TP) ,ku dhe specifikohet paketa e zgjedhur nga aplikuesi.

Afati i konfirmimit nga Tirana Parking për miratim të kërkesës për Pakim të Rezervuar është brenda 15 ditëve.
Mbas miratimit të kërkesës njoftohet Subjekti, bëhet pagesa parapagim dhe vijohet me lidhjen e kontratës.
Realizohen Tabelat Sinjalistike Vertikale (2 copë, fillim-fund) dhe stafi i Tirana Parking kryen vijëzimet dhe vendosjen e tabelave.