RRETH AGJENCISË

Ndarja e re territoriale e përball stafin e Bashkisë së Tiranës me nevojën e një ndryshimi të plotë ristrukturues në mënyrën e administrimit dhe menaxhimit të të gjithë shërbimeve të transportit.

Nё kontekstin e ri urban me një diversitet të lartë, rritje tё numrit të popullsisë, rritje tё numrit të automjeteve për banorë, kërkesa jo homogjene për lëvizje sipas zonave të ndryshme të qytetit, nevojat për infrastrukturë funksionale që kanё grupe të popullsisë me densitet jo të madh por të shtrirë në territor, kërkohet një përqasje e mirëmenduar e nё ofrimin e alternativave tё lёvizshmёrisё, parashikimin e ndёrhyrjeve nё kategoritё e trasportit dhe mënyrës se si duhet menaxhuar trafiku.

Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të veҫantë transportit dhe lëvizjes në qytetin e Tiranës, si një nga prioritetet më të rëndësishme të punës.

Parkimi, si në rrugë ashtu edhe jashtë-rruge ,ështe një aspekt i rëndësishëm dhe shumë kritik për një qytet, veçanërisht për një qytet si qendër të aktiviteteve sociale dhe ekonomike si Tirana.

Zhvillimet demografike dhe ato soci-ekonomike të qendrës më të madhe urbane dhe administrative të vendit-Tiranës- kanë nxjerr në pah nevojën për organizimin e parkimit dhe lehtësimin e lëvizjes sipas parimeve të mobilitetit.

Parkimi i kontolluar, si një instrument rregullator, krijon rregulla përdorimi që synon të balancojë kërkesat me mundësitë, por edhe të inkurajojë/dekurajojë sjellje të caktuara të drejtuesve të mjeteve, në përputhje me politikat e lëvizjes në zona të caktuara në qytet.

Prandaj, për të pasur një organizim sa më efikas të parkimit dhe lehtësimin e lëvizjes, Bashkia e Tiranës me Vendim të Këshillit Bashkiak, Nr 48,datë 11.11.2015 krijoi “Tirana Parking”, i cili është institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës për Administrimin e Shërbimit Publik me Pagesë.
Tirana ndahet në 4 Zona Administrimi për Parkim ( 1,2,3,4) (ZAP), dhe 3 Zona Tarifore( A,B,C) ku janë të përfshira rrugët, të cilat janë Hapsirat Publike për Parkim.
Kapaciteti i Vendparkimeve Publike është 24000 vende.