
PAGUANI VENDPARKIMIN ME 1 SMS NË ZONAT A,B DHE C!
Nëse parkoni automjetin tuaj në rrugët me sistem tarifimi, kryeni pagesën vetëm me një SMS në numrin 50500 duke shkruar Targën e automjetit, HAPËSIRË, Zonën e tarifimit A, B ose C).
Shembull: (AA111AZ A) ose (TR2345Z A)
Kjo SMS kushton 100 Lek dhe nëpërmjet saj ju paguani 1 orë parkimi në çdo rrugë me sistem tarifimi, në Zonën A.
Shembull: (AA111AZ B) ose (TR2345Z B)
Kjo SMS kushton 40 Lek dhe nëpërmjet saj ju paguani 1 orë parkimi në çdo rrugë me sistem tarifimi, në Zonën B.
Shembull: (AA111AZ C) ose (TR2345Z C)
Kjo SMS kushton 20 Lek dhe nëpërmjet saj ju paguani 1 orë parkimi në çdo rrugë me sistem tarifimi, në Zonën C.
Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira.
10 minuta para përfundimit të afatit tuaj të parkimit të paguar, ju do të njoftoheni me një tjetër SMS paralajmëruese në lidhje me përfundimin e kohës së paguar të parkimit .
Ju mund ta zgjasni kohën tuaj të qëndrimit duke dërguar një tjetër SMS
Në rast se jeni duke parkuar në një nga rrugët e Zonës B apo C, ju lutemi të tregoni kujdes në dërgimin e mesazhit duke shkruar Targën e automjetit, HAPËSIRË, Zonën e tarifimit.
Kujdes !
Nëse automjeti juaj qëndron i parkuar pas përfundimit të kohës së paguar të parkimit, Policia Bashkiake dhe punonjësit e Tirana Parking të cilët verifikojnë pagesën e tarifës së parkimit nga qytetarët, do të aplikojnë gjoba ndëshkuese.
Me të ardhurat nga parkimi, kryejmë më shumë investime për Tiranën që duam.