Objektivat

  1. Tё administrojё shёrbimin e parkimit publik me pagesё nё Bashkinё e Tiranёs, mbi tokё dhe nёntokё, nё pёrputhje me zonat e pёrcaktuara pёr kёtё qёllim dhe tё vjelё tё ardhurat e gjeneruara prej tij;
  2. Tё planifikojё dhe tё ndjekё zbatimin e investimeve nё infrastrukturёn e nevojshme pёr funksionimin e shёrbimit të parkimit publik me pagesё nё Bashkinё e Tiranёs;
  3. Tё instalojё dhe mirёmbajё pajisjet dhe makineritё e parkimeve me pagesё;
  4. Tё instalojё dhe mirёmbajё sinjalistikёn rrugore tё parkimit.

Format e parkimit me pagesë, nën administrimin e Tirana Parking janë si më poshtë:

  • Parkim në rrugët kryesore të qytetit, të destinuara për parkimin publik dhe parkimin e rezervuar me pagesë.
  • Sheshet e parkimit, të destinuara për parkimin me kohë të zgjatur.
  • Terminalet, të destinuara për parkimin e linjave të autobusëve ndërqytetas dhe ndërkombëtarë.
  • Parkimi për Rezidentët.