NJOFTIM

 

Të nderuar qytetarë!
Në kuadër të aktivitetit sportiv “TIRANATHOLON”, të organizuar nga Bashkia Tiranë, në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ju bëjmë me dije se: Ditën e Diel, datë 26.05.2024 nga ora 08:00-13:00 do të ketë kufizime në segmentet rrugore si më poshtë:
– Ruga e Tuneleve; (duke filluar nga kryqëzimi Rruga e Tuneleve me Rrugën e Daxhit deri te kryqëzimi Rruga e Tuneleve me rrugën “Panorama e Liqenit”)
– Rruga e Daxhit, (duke filluar nga kryqëzimi Rruga e Daxhit me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek Kryqëzimi Rruga e Daxhit me Rrugën e Vrapëve)
– Rruga “Diga e Liqenit”, (duke filluar nga kryëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi Rruga e Daxhit me rrugën “Diga e Liqenit”)
– Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi Rruga e Tuneleve me rrugën, “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”)
– Rruga interurbane kryesore (TEG-Shkozë)
– Bulevardi “Zhan D’Ark”, Blv “Gjergj Fishta”, Blv “Bajram Curri” (segmenti nga Ura Shkozë- “Pallati me Shigjeta”).
Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
a) Linja Nr. 1/A “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit -Allias”, devijon në njërin drejtim në “Sheshi Willson” tjetri në qendër
b) Linja Nr.2 “TEG -Sauk i Vjetër -Kopshti Zoologjik- Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”
c) Linja Nr.5/A “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht
d) Linja Nr.8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-TEG” devijon te rrethrotullimi i “Ekonomikut”
e) Linja Nr.9 “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në qendër
f) Linja Nr10/A “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht
g) Linja Nr.13 “Tirana e Re” devijon te rrethrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në qendër
h) Linja Nr.14 “Unaza” pezullohet përkohësisht

Ju faleminderit për mirëkuptimin!