Parkingu Nëntokësor “7 Xhuxhat”

Parkingu i tretë nëntokësor “7 Xhuxhat” u ndërtua nga Bashkia Tiranë, inaguruar me 10 Gusht 2019.

Ky parking publik është projektuar me 2 kate nëntokë dhe ofron 140 vende parkimi në total + 2 vende parkimi për PAK (persona me aftësi të kufizuar).  

Ky parking nëntokësor në Qendër të Tiranës ju ofron jo vetëm çmime të lira, por njëkohësisht standarte, siguri dhe shërbim 24 orë.

Përveç funksionit rekreativ është menduar edhe funksioni si parkim publik në shërbim të qytetit.

Kjo është një zonë me densitet të lartë dhe plotësimi me një parkim nëntokësor ndihmon në lehtësimin e një prej problematikave më të mëdha të qytetit të Tiranës në ditët e sotme.