INFO POINT 7 XHUXHAT

HAPJA E TIRANA PARKING INFO POINT – 7 XHUXHAT

Të nderuar qytetarë!

Duke filluar nga data 02.06.2020, hapet zyra më e re në zemër të Tiranës, pranë sheshparkimit “7 Xhuxhat”, te Rruga e Elbasanit. Ky INFO POINT do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për të marrë shërbimet si më poshtë:
▶️Pajisje/Ripajisje me Kartë Rezidenti
▶️Paketa abonimesh në sheshparkime
▶️ Çdo informacion tjetër të nevojshëm mbi shërbimet që ofron Tirana Parking.

Zyra do të jetë e hapur çdo ditë nga e Hëna në të Premte, prej orës 08:30-16:00.

Jeni të mirëpritur!