Parkingu i parë publik nëntokësor ndodhet në sheshin “Skënderbej”. Ai ofron jo vetëm çmime të lira, por njëkohësisht standarde, siguri dhe shërbim 24 orë.
Në këtë parking do të gjeni:
– Mbi 300 vende parkimi
– 10 vende për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK)
– 1 e-charger falas për makinat elektrike
– 10 tualete publike dhe 2 tualete për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK)
– Ashensor që të nxjerr në shesh
– Hapësirë publike 400 m2, e shfrytëzueshme për evente, panaire etj.
Parkimi publik vjen si një zgjidhje ideale për ata që i lidh puna me objektet dhe institucionet kryesore rreth sheshit “Skënderbej”, të cilët mund të parkojnë nëntokë dhe mandej të vijojnë te Banka e Shqipërisë, Muzeu Kombëtar, Teatri i Operas dhe Baletit, Pallati i Kulturës, Biblioteka Kombëtare, Bashkia e Tiranës dhe kompleksi i ministrive.
Gjithashtu, për herë të parë në Shqipëri, në parkingun nëntokësor të sheshit “Skënderbej” është vendosur një sistem i posaçëm për karikimin e automjeteve që funksionojnë me energji elektrike, duke e renditur Tiranën mes qyteteve të para që inkurajojnë aplikimin e një projekti të tillë.
– Tarifat e parkimit në parkingun te sheshi “Skënderbej”
- 0-3 orë 200/lekë
- 3-8 orë 500/lekë
- 8-12 orë 800/lekë
- 12-24 orë 500/lekë