APLIKIMI

Tirana Parking është i vetmi institucion për administrimin e shërbimit të parkimit publik me pagesë. Personat fizikë apo juridikë që duan të pajisen me “Leje vendparkimi të rezervuar me pagesë” duhet të dorëzojnë këto dokumente pranë zyrave të Tirana Parking:

  • Ekstraktin aktual mbi historikun e subjektit juridik ose personit fizik të lëshuar nga QKR 
  • Gen – Plani i vendparkimit që kërkohet për miratim 
  • Si dhe çdo dokument tjetër të kërkuar nga Tirana Parking

Shënim:

  • Ekstrat i QKR i përditësuar i 3 muajve të fundit
  • Gen-Planimetri i vendit të dëshiruar nga subjekti për Parkim të Rezervuar (foto nga Google Map)
  • Autorizim nga Administratori i Subjektit për personin që paraqitet për aplikim kërkese (në rast se nuk është vetë Administratori)
  • Afati i konfirmimit nga Tirana Parking për miratim të kërkesës për Pakim të Rezervuar është brenda 15 ditëve.
  • Mbas miratimit të kërkesës njoftohet Subjekti, bëhet pagesa parapagim dhe vijon lidhja e kontratës.
  • Realizohen Tabelat Sinjalistike Vertikale (2 copë, fillim-fund) dhe stafi i Tirana Parking kryen vijëzimet dhe vendosjen e tabelave.

Shkarko kërkesën e aplikimit këtu