APLIKIME PËR VENDE PUNE VAKANTE

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr.7961, dt.12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Urdhërit nr. 334, datë 01.02.2024 “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës të Institucionit “Tirana Parking”, Institucioni Tirana Parking, shpall procedurat për vendet e lira të punës:

  1. Drejtor, Drejtoria Juridike (kategoria e pages II-B) – 1 vend
  2. Punonjës shërbimi, Drejtoria e administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë në sheshe dhe terminale (kategoria e pagës, klasa VIII) – 2 vende
  3. Punonjës shërbimi, sektori i shërbimeve mbështetëse, Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse (kategoria e pagës, klasa VIII) – 1 vend
  4. Punonjës shërbimi, sektori i monitorimit, Drejtoria e sistemeve te IT-së, monitorimit elektronik (kategoria e pagës, klasa VIII) – 1 vend

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të kenë diplomë në arsimin e lartë, sipas profilit të kërkuar;
  3. Të kenë të kryer arsimin e mesëm (për profilin);
  4. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar
  5. Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Jetëshkrim;
  3. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  4. Çertifikatë e përbërjes familjare;
  5. Fotokopje e diplomës 4-vjeçare, bachelor, master shkencor dhe lista e notave e noterizuar (për përgjegjësit e sektorëve);
  6. Fotokopje e diplomës bachelor dhe master dhe lista e notave e noterizuar (për specialistët);
  7. Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
  8. Fotokopje e librezës së punës;
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Vërtetim i Gjëndjes Gjyqësore;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë në adresën:  Rruga “Ali Begeja”, Ndërtesa nr.16, Kodi Postar 1017, Tiranë

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.

Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë në lidhje me punën;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për punën.

DALJA E REZULTATEVE DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, institucioni Tirana Parking do të shpallë rezultatet duke i kontaktuar me telefon, si dhe në stendën e njoftimeve.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit, është data 03.12.2024.