I. Menaxhimin e parkimeve publike me ose pa pagesë, mbi dhe nëntokë, në përputhje me zonat e përcaktuara për këtë qëllim.
- Menaxhimin e parkimeve publike pa pagesë në rrugë dhe/ose zona jashtë rruge (mbi dhe nën tokë) brënda Zonave të Administrimit të Parkimeve në përputhje me zonat e përcaktuara për këtë qëllim, ku përfshihen:
⇒ parkim për rezident;
⇒ parkim i lirë;
⇒ parkimi i dedikuar për automjetet e personave me aftësi të kufizuar (PAK) pa pagesë.
- Menaxhimin e parkimeve publike me pagesë, ku përfshihen:
⇒ Sheshparkimet mbi dhe nën tokë;
⇒ Stacionimin fundor (provizor) të linjave interurbane;
⇒ Parkimi i rezervuar në rrugë;
⇒ Abonimet në sheshparkime;
⇒ Stacionimet taxi;
II. Planifikimin, zbatimin e investimeve nё infrastrukturёn e nevojshme pёr shёrbimin e parkimit publik me dhe pa pagesё sipas politikave të Bashkisë Tiranë.
III. Instalimin dhe mirёmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive të parkimeve me pagesё.
IV. Instalimin dhe mirёmbajtjen e sinjalistikёs rrugore tё parkimit.