Informacion mbi Kartën e Rezidentit

Bazuar Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr.49 dt.11.11.2015, Tirana është e ndarë në 4  Zona  Administrimi të Parkimit, si më poshtë:

ZAP 1

Me kufij: Vija kufizuese e qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Perëndimore, bulevardi “ZOG 1” në anën Lindore dhe kordoni hyrës me rrugët “Lazi Miho”, “Konferenca e Pezës” duke vazhduar përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në anën jugore, deri në ndërprerjen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

ZAP 2

Me kufij: Në zonën përgjatë bulevardit “ZOG 1” në pjesën perëndimore, vijën kufizuese të qytetit të  Tiranës në pjesënVeri/Lindore dhe zgjatimin e bulevardit “Zhanë D’Ark” deri në vijën kufizuese në anën Jugore. 

ZAP 3

Me kufij: Në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në anën perëndimore, bulevardi            “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës deri në vijën kufizuese në anën veriore dhe vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjësën Jug/Lindore.

ZAP 4

Me kufij: Kordoni hyrës përgjatë rrugës “Konferenca e Pezës” në anën veriore, bulevardin vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në anën lindore, zonën përgjatë segmentit  të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në pjesën Lindore dhe vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj.

Tirana Parking si Institucion varësie i Bashkisë Tiranë që Administron Shërbimin e Parkimit Publik me/ pa pagesë mbi dhe nëntokë, në kuadër të ushtrimit të detyrave të saj funksionale dhe në bashkëpunim me strukturat e Bashkisë Tiranë , ka ndërmarë hapa për të trajtuar Cështjen e Rezidentit , si një ndër problematikat kryesore në qytetin e Tiranës .

Kush quhet Rezident?

Rezident është çdo Qytetar që banon në një Njësi Adminsitrative të caktuar, për një kohë të gjatë apo të përhershme (me qera apo  pronar shtëpie) dhe ka në pronësi një automjet.

Cfarë është Karta e Rezidentit?

Karta e Rezidentit është një Mjet Identifikimi  (në formën e Pullës ngjitëse), që i jep të drejtën qytetarit të parkojë mjetin e tij PA PAGESE në hapësirat Publike brënda Zonës së Administrimit të Parkimit që i përket .( Zona 1,2,3,4 )

Kjo Pullë identifikuese, është “e personalizuar me targën e automjetit”, e cila duhet të ngjitet brënda xhamit në pjesën e përparme të automjetit “lehtësisht e dukshme” dhe ka si elemente përbërëse:

  • Targa e Automjetit,
  • Afati i vlefshmërisë,
  • Numri Serial,
  • Numri i Zonës.

 

 

Cfarë përfitimesh ka Karta e Rezidentit?

Bazuar në VKB Nr. 49 dt.11.11.2015, qyteti i Tiranës është i ndarë në 4 Zona Administrimit e Parkimit (ZAP 1,2,3,4, ).

Rezidenti do të ketë hapësirë parkimi PA PAGESE brënda zonës ku është rezident, me përjashtim të hapësirave të 3 zonave të tjera apo rrugëve kryesore të përcaktuara me Sistem Tarifimi përveç orareve të  përcaktuara në VKB nr.49 dt.11.11.2015.

Shembull:Rezidenti Zonës 1 ( ZAP 1):

  • Mundësi për të parkuar :
  1. Në të gjitha hapësirat Brenda Zonës së Administrimit të Parkimit e përcaktuar si e tillë .

(Sinjalistike Vertikale /tabelë informuese dhe Sinjalistike horizontale/ vijëzime me të bardha),

  1. Në hapësirat e percaktuara si “TE LIRA” –me vijëzim të bardhë, edhe në Rrugët kryesore qe i nënshtrohen sistemit të tarifimit si pas ndarjeve në % të përcaktuara në VKB nr.49 dt.11.11.2015,
  2. Në Rrugët kryesore që i nënshtrohen sistemit të tarifimit (sipas sinjalistikes vertikale/tabelat dhe horizontale/vijezimi Blu) :
    1. Gjate ditëve të javës (e Hënë- e Premte) nga ora 20:00 deri në orën 07:30, të ditës pasardhëse,
    2. Ne fundjavë (të Shtunë/të Dielë).

  • Nëse Rezidenti i Zonës 1, do të shkojë në Zonën 2, 3, 4 , ai ka 2 mundësi për të parkuar:
  1. Në Rrugët Kryesore që i nënshtrohen sistemit të tarifimit në pjesët e përcaktuara si “të lira” (rrugët me vijezim të Bardhë),
  2. Në Rrugët e përcaktuara me tarifim, kundrejt pagesës përkatëse të Zonës (rrugët me vijëzim Blu),
  3. Në Rrugët e përcaktuara me tarifim:
    1. Gjate ditëve të javës (e Hënë- e Premte) nga ora 20:00 deri në orën 07:30, të ditës pasardhëse,
    2. Ne fundjavë (të Shtunë/ të Dielë).

 

Si do të tarifohet Karta e Rezidentit?

Karta e Rezidentit do të ofrohet për afatin kohor 12 mujor,tarifa e të cilës do përcaktohet me Vendim të Këshillit Bashkiak.

Për Projektin Rezident në Zonat 1,2,3 dhe 4, për periudhën 15.01.2018 deri më 31.12.2018, karta do të jetë FALAS (pa pagesë).

Ku mund të tërhiqet Karta e Rezidentit?

Pajisja me Kartën e Rezidentit do të bëhet pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tirana Parking, në adresën Rr.”Ali Begeja” nr.16, Kodi Postar 1017, Tiranë.

Si do të mbrohet/sigurohet vendparkimi i rezidentëve nga qytetarët jo Rezident?

Tirana Parking, ka si detyrë të saj funksionale pajisjen me Kartë Rezidenti, fillimisht për çdo Familje me 1 automjet në përdorim.

Në zbatim të sanksioneve ligjore dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr 8378 dt 22.07.1999 ”Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë “ me ndryshimet përkatëse, Policia Bashkiake, si strukturë mbështetëse në Bashkinë e Tiranës,do të jetë mbështetja kryesore në mbarëvajtjen e projektit, nëpërmjet numrit të sallës operative: 04 241 94 65.

SQAROJME SE:

 

Pajisja me Kartën e Rezidentit NUK i jep të drejtën rezidentit që të parkojë PA PAGESE në rrugët e caktuara me sistem tarifimi (vendparkimet e vijezuara me Blu).

Gjithashtu, vendet të cilat janë të  përcaktuara për rezidentët NUK janë të personalizuara, që do të thotë se në këto hapësira kanë të drejtë të  parkojnë të gjithë banorët që janë Rezident të asaj zone.

Për Informacion të mëtejshëm ju lutemi të drejtoheni në:

Tirana Parking, Rruga “Ali Begeja”, nr.16, Tiranë,

                         Tel. +355 (0) 42211111 nga ora 08:00 – 16:00, nga e Hëna në të Premte,

e-mail: Tiranaparking@tirana.al,

web site: www.tiranaparking.al  Facebook: Tirana Parking-BashkiaTirane   Instagram Tirana Parking

FALEMINDERIT!