Shesh Parkimi i parë Nëntokësor tek “Sheshi Skënderbej”

Parkimi i parë publik nëntokësor te Sheshi “Skënderbej” ju ofron jo vetëm çmime të lira, por njëkohësisht standarde, siguri dhe shërbim 24 orë.

Aty do të gjeni:

– Mbi 300 vende parkimi;

– 10 vende për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK);

– 1 e-charger falas për makinat elektrike;

– 10 tualete publike dhe 2 tualete për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK)

– Ashensor që të nxjerr në shesh

– Hapësirë publike 400m2 e shfrytëzueshme për evente, panaire etj.

Parkimi publik vjen si një zgjidhje ideale për ata që i lidh puna me objektet dhe institucionet kryesore rreth Sheshit “Skënderbej”, të cilët mund të parkojnë nëntokë dhe mandej të vijojnë te Banka e Shqipërisë, te Muzeu Kombëtar, te Opera, te Pallati i Kulturës, te Biblioteka Kombëtare, te Bashkia e Tiranës dhe kompleksi i ministrive.

Gjithashtu, për herë të parë në Shqipëri, në parkingun nëntokësor të Sheshit “Skënderbej” është vendosur një sistem i posaçëm për karikimin e automjeteve që funksionojnë me energji elektrike, duke e renditur Tiranën mes qyteteve të para që inkurajojnë aplikimin e një projekti të tillë.