Parkingu i 4-tërt nëntokësor dhe më moderni ndodhet te stadiumi “Air Albania”. Ky parking u inaugurua më datë 08 Tetor 2020.
Ka një kapacitet prej 198 vendesh parkimi, nga të cilat, 2 vende për invalidë, 23 e-charger për makinat elektrike si dhe ashensor publik për të lehtësuar lidhjen me sheshin “Italia”.
Ky parking nëntokësor në qendër të Tiranës ju ofron jo vetëm çmime të lira, por njëkohësisht edhe standarte, siguri dhe shërbim 24 orë.
Përveç funksionit kryesor për parkimin publik në shërbim të qytetit, nëpërmjet ndërtimit të këtij parkingu nëntokësor është menduar edhe për funksionin rekreativ.
Kjo zonë ka një densitet të lartë dhe plotësimi me një parking nëntokësor ndihmon në lehtësimin e një prej problematikave më të mëdha të qytetit të Tiranës në ditët e sotme.