NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar qytetarë!
Në kuadër të mbarëvatjes dhe organizimit të rrugës “Haxhi Hysen Dalliu” do të ketë devjim trafiku.
Ju bëjme me dije se: Në ditët në vazhdim deri më date 19.04.2024 do të ketë kufizim qarkullimi në rrugën “ Haxhi Hysen Dalliu”, pa bllokuar totalisht trafikun deri në fazën e asfaltimit, do të merren këto masa:
– Degëzimi te rruga “Mine Peza”për në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu, të bllokohet me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit duke vendosur tabelat e nevojshme për sinjalistikën për drejtimin e lëvizjes së automjeteve
– Të bllokohet dalja e rrugës “Ibrahim Ndroqi” për në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”
– Hyrja e mjeteve të rezidentëve, të bëhët nga rruga “Hamit Shijaku”, e cila është me një kalim lëvizjeje nga rruga “Fortuzi” për në rrugën “ Haxhi Hysen Dalliu”
– Parkimi i mjeteve në rrugë gjatë kryerjes sëpunimeve, të shmanget duke bërë njoftimet përkatëse në bashkëpunim edhe me Policinë Bashkiake Tiranë
– Tre ditët e fundit të punimeve ( përkatesisht në datat 17,18 dhe 19 korrik 2024) do të jetë e domosdoshme bllokimi I plotë I kësaj rruge për të hedhur shtresat e asfaltimit dhe për kryer vijëzimet

Qarkullimi i mjeteve do të vazhdojë në rrugën “Mine Peza”, në rrugën “Fortuzi”, Bulevardi “Zogu i I” dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse me rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, si më lartë përmendur.
Qarkullimi I mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë segmented rrugore
Vendosja e sinjalistikës së përkohshme do të kryehet para fillimit të punime nga firma ndërtuese në përshtatje të masave të marra dhe në funksion të mirëorientimit të qarkullimit dhe siguruisë rrugore, në përputhje me kërkesat e parashikuara të vendimit nr 153, datë 07.04.2000, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Investimeve të Punëve Publike, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Sipërmarrësit e Punimeve “Agri Constrocion” shpk, Agjencia e Tirana Parking dhe Policia Bashkiake në bashkëpunim me Komisarjatin Rajonal të Policisë Rrugore, për zbatimin e kësaj urdhërese

Ju faleminderit për mirëkuptimin