Shesh Parkimi i katërt Nëntokësor pranë sheshit “Italia”

Parkingu i 4 nëntokësor dhe më moderni i shtohet Tiranës, tek stadiumi “Air Albania”,  cili u inaugurua nga Kryetari i Bashkisë Z.Erion Veliaj më datë 08 Tetor 2020.

Ky parkim nëntokësor ka një kapacitet prej 198 vende parkimi, nga të cilat 2 vende për invalidë, 23 e-charger për makinat elektrike si dhe ashensor publik për të lehtësuar lidhjen me sheshin “Italia”.

Ky parking nëntokësor në Qëndër të Tiranës ju ofron jo vetëm çmime të lira por njëkohësisht standarte, siguri dhe shërbim 24 orë.

Përveç funksionit rekreativ është menduar edhe funksioni si parkim publik në shërbim të qytetit.

Kjo është një zonë me densitet të lartë dhe plotësimi me një parkim nëntokësor ndihmon në lehtësimin e një nga problematikave më të mëdha të qytetit të Tiranës në ditët e sotme.