Rrugët e Përcaktuara për Parkim Publik me Pagesë
Në mbështetje të Vendimit të Këshillit Bashkiak, Tiranë nr.48, datë 11.11.2015 për “Krijimin e Tirana Parking si Institucion në Varësi të Bashkisë Tiranë për Administrimin e Shërbimit të Parkimit Publik me Pagesë”, Vendimin e Këshillit Bashkiak, Tiranë nr.49, datë 11.11.2015 për “Miratimin e Kritereve të Përcakimit të Zonave të Administrimit të Parkimit dhe Nënzonave të Destinuara për Parkim”, Rrugët e destinuara për Parkim Publik me Pagesë në Zonën C janë:
- Rruga “Sadik Petrela” (segmenti Rr. “Xhanfize Keko”-Rr. “Violeta Manushi”)
- Rruga “Gjeneral Nikols” (segmenti Rr. e Elbasanit-“Parku i Liqenit Artificial” restorant “Dreri”)
- Bulevardi “Migjeni” (segmenti Rr. “Tom Plezha”-Rr. “3 Dëshmorët”)
- Rruga “Myslym Keta” (segmenti Rr. e Dibrës-Rr. “Peçi Dado”)
- Rruga “Petraq Leka” (segmenti Rruga “Llambi Bonata”-Rr. “Llazi Miho”)
- Rruga “Llambi Bonata” (segmenti Rr. “Llazi Miho”- Rr. “Petraq Leka”)
- Rruga “Aleksandër Moisiu” (segmenti Rr. “Pjetër Dung”-Rr. “Sotir Caci”)
- Rruga “Ali Kelmendi” (segmenti Rr. “Llazi Miho”-Rr. “Haki Stërmilli”)
- Rruga “Hambi Pepo” (segmenti Rruga e Kavajës-Rr. “Valentina Pistoli”)
Harta
Rruga “Sadik Petrela”
segmenti Rr. “Xhanfize Keko”-Rr. “Violeta Manushi"Rruga “Gjeneral Nikols”
segmenti Rr. e Elbasanit-“Parku i Liqenit Artificial” restorant “Dreri"Bulevardi “Migjeni”
segmenti Rr. “Tom Plezha”-Rr. “3 Dëshmorët"Rruga “Myslym Keta”
segmenti Rr. e Dibrës-Rr. “Peçi Dado"Rruga “Petraq Leka”
segmenti Rruga “Llambi Bonata”-Rr. “Llazi Miho"Rruga “Llambi Bonata”
segmenti Rr. “Llazi Miho”- Rr. “Petraq Leka"Rruga “Aleksandër Moisiu”
segmenti Rr. “Pjetër Dung”-Rr. “Sotir Caci"Rruga “Ali Kelmendi”
segmenti Rr. “Llazi Miho”-Rr. “Haki Stërmilli"Rruga “Hambi Pepo”
segmenti Rruga e Kavajës-Rr. “Valentina Pistoli"Mënyra e Pagesës
Nëse parkoni automjetin tuaj në rrugët me sistem tarifimi, kryeni pagesën vetëm me një SMS në numrin 50500 duke shkruar:
Targën e automjetit, HAPËSIRË, Zonën e tarifimit C).
Shembull, Zona C: (AA111AZ C) ose (TR2345Z C)
Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira.
Tarifa
Kjo SMS kushton 20 Lekë dhe nëpërmjet saj ju paguani 1 orë parkimi në çdo rrugë me sistem tarifimi në Zonën C.
10 minuta para përfundimit të afatit tuaj të parkimit të paguar, ju do të njoftoheni me një tjetër SMS paralajmëruese në lidhje me përfundimin e kohës së paguar të parkimit. Ju mund ta zgjasni kohën tuaj të qëndrimit duke dërguar një tjetër SMS.
Kujdes!
Nëse automjeti juaj qëndron i parkuar pas përfundimit të kohës së paguar të parkimit, inspektorët e Tirana Parking bëjnë verifikimet përkatëse në sistem dhe Policia Bashkiake do të aplikojë gjobën ndëshkuese.
Me të ardhurat nga parkimi, kryejmë më shumë investime për Tiranën që duam.