Parkime Nëntokësore

 

 

Parkimi Nëntokësor Sheshi “Skënderbej”
Parkingu nëntokësor te sheshi “Skëndërbej” është parkingu i parë nëntokësor i ndërtuar nga Bashkia Tiranë. U inagurua me 10 Qershor të vitit 2017. Duke parkur në këtë sheshparkim, qytetarët do të kenë mundësinë të vizitojnë edhe objektet kulturore në qendër të Tiranës, siç janë; Muzeu Kombëtar, Teatri i Operas dhe Baletit, Teatri i Kukullave, Teatri Metropol etj.

Parkingu Nëntokësor “Bulevardi i Ri”
Parkingu Nëntokësor “Bulevardi i Ri” ndodhet pranë “Ish Stacionit të Trenit”. Ai u ndërtua nga Bashkia Tiranë si një tjetër mundësi për të lehtësuar parkimin për qytetarët dhe u inagurua më 20 Qershor të vitit 2017.

Parkingu Nëntokësor “7 Xhuxhat”
Parkingu Nëntokësor “7 Xhuxhat” ndodhet te Rruga e Elbasanit. Parkingu i tretë nëntokësor në Tiranë u inagurua më 10 Gusht të vitit 2019, duke ndihmuar në lehtësimin e një prej problematikave më të mëdha të qytetit në ditët e sotme.

Parkingu Nëntokësor Sheshi “Italia”
Parkingu te Stadiumi “Air Albania” është parkingu i katërt nëntokësor dhe më moderni, që iu shtua Tiranës më datë 8 Tetor 2020. Ky parking erdhi si nevojë dhe mundësi për qytetarët, të cilët përpos jetës së përditshme, dëshirojnë të parkojnë të qetë dhe të sigurt mjetin e tyre, teksa ndjekin një ndeshje futbolli në stadiumin e ri “Air Albania”.

 

Parkingu Nëntokësor te Kopshti Zoologjik
Parkingu Nëntokësor te Kopshti Zoologjik u ndërtua në vitin 2022. Me rindërtimin e Kopshtit Zoologjik (Zoo Park Tirana), me hapësira të reja e më të mëdha për kafshët, fëmijët, prindërit dhe gjyshërit, ishte i nevojshëm edhe një parking nëntokësor, që e gjithë familja ta shijojë e qetë vizitën në Zoo.