NJOFTIM PËR MARRJE ME QIRA AMBJENTI

Tirana Parking kërkon të marrë me qira ambjente për përdorim zyra administrative, me këto specifikime teknike dhe kritere kualifikuese si më poshtë vijon:

  1. Specifikimet Teknike për ambjentin e zyrave administrative:
  1. Sipërfaqja e shfrytëzueshme të jetë jo më pak se 50 m2,
  2. Lidhje me rrjetin e ujësjellës kanalizimeve dhe rrjetin elektrik,
  3. Ambjenti të jetë brenda territorit urban të qytetit të Tiranës,
  4. Sipërfaqja të jetë e përshtatshme për zyra administrative e pajisur me tavolina dhe karrige për 5 persona,

II.Kriterte e kualifikimit oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin si vijon:

  1. Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
  2. Ofertën, ku të jetë specifikuar çmimin mujor të qirasë (lek/muaj);
  3. Ekstrakt tregtar i subjektit (i vulosur elektronikisht) ose dokument identifikimi (ID) në rastin e oferuesve individ;
  4. Dokumentacionin që provon pronësinë/disponimin e ambjentit (Çertifikatë pronësie shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese, kontratë qiraje, kontratë porosie/sipërmarrje apo çdo akt tjetër që përbën titull pronësie sipas legjislacionit shqiptar në fuqi). Në rast se sipërfaqja e ambjentit nuk është pronësi të Subjektit ofertues, subjekti duhet të paraqesë kontratë qiraje të lidhur para noterit e cila duhet të jetë e vlefshme gjatë periudhës që përkon me afatin e kontratës së qiramarrjes, shoqëruar me dokumenatcionin e pronësisë;
  5. Kopje të librezave të lëshuara nga shoqëritë OSHEE Sh.a/FSHU Sh.a dhe UKT Sh.a;
  6.  Foto të ambjenti për përdorimin e zyrave  administrative

 

 

 

 

Shënim:

– Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

– Çmimi i qirasë së ofertuar nga subjektet, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhënia e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.

­-  Tirana Parking rezervon të drejtën për të verifikuar të gjitha kushtet e ambienteve, duke kyer verifkimet përkatëse nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

Afati i parashikuar i qiramarrjes, nga data e nënshkrimit të kontratës deri më 31.12.2026.

  • Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 04.03.2024, pranë zyrës së Protokollit në Tirana Parking

 

Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga Tirana Parking (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.

Oferta fituese do të jetë oferta me çmimin më të ulët (oferta ekonomikisht më e favorshme), e cila plotëson të gjitha kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimi për marrje me qira ambjenti” publikuar në website-in zyrtar.