Njoftim i Rëndësishëm!

Të nderuar qytetarë, përdorues të vendparkimeve rezident dhe vendparkimeve publike me/pa pagesë!
Bazuar në Urdhëresën e Kryetarit të Bashkisë, me nr. 36557/1 prot., datë 24.09.2024, njoftojmë se ditën e Diel, datë 20 Tetor 2024, ora 08.00-16.00 zhvillohet aktiviteti “Maratona e Tiranës 2024” ndaj rrugët do të jenë të bllokuara dhe automjetet nuk do të mund të dalin nga sheshparkimet e Tirana Parking. Për më shumë detaje referojuni njoftimeve të mëposhtëme:


Njoftim i Rëndësishëm

Të nderuar qytetarë, përdorues të vendparkimeve publike me pagesë në sheshparkime: Ju njoftojmë se ditën e Dielë, datë 20.10.2024, Bashkia Tiranë zhvillon aktivitetin “MARATONA E TIRANËS 2024”.

Për këtë arsye, ju njoftojmë se rrugët do të jenë të bllokuara dhe automjetet nuk do të kenw mundësi të hyjnë dhe të dalin nga parkimet e mëposhtme:

  • Sheshparkimi Nëntokësor “Skënderbej”
  • Sheshparkimi Nëntokësor “Bulevardi i Ri”
  • Sheshparkimi Nëntokësor “Sheshi Italia”
  • Sheshparkimi “Infosoft”
  • Sheshparkimi “Frederik Shopen”
  • Sheshparkimi Nëntokësor “7 Xhuxhat”

Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Njoftim i Rëndësishëm

Të nderuar qytetarë, përdorues të vendparkimeve resident,

Ju njoftojmë se për shkak të aktivitetit “MARATONA E TIRANËS 2024” që zhvillohet ditën e Diel, datë 20.10.2024, blloku i kufizuar nga rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova”-Blv. “Zhan D’Ark” nuk do të ketë mundësi hyrje-dalje në këto rrugë. Për këtë arsye, automjetet tuaja do të mbeten pa akses lëvizhmërie nga dita e Premte, datë 18.10.2024 deri në përfundim të aktivitetit ditën e Diel, datë 20.10.2024.

Në rast nevoje për të lëvizur automjetin tuaj, lutemi që ta bëni para ditës së Premte, datë 18.10.2024.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Njoftim i Rëndësishëm

Të nderuar qytetarë, përdorues të vendparkimeve  publike me /pa  pagesë,

Ju njoftojmë se ditën e Premte, datë 18.10.2024 duhet të jenë të lira të gjitha vendparkimet për shkak të aktivitetit “MARATONA TIRANËS 2024” që zhvillohet ditën e Diel, datë 20.10.2024.

Nevojitet që të keni lëvizur automjetet tuaja nga rrugët e poshtëshënuara, në të kundërt jemi të detyruar t’i spostojmë me karoatrec.

  • Rruga e Kavajës (Seg. Sheshi “Skënderbej”-“21 Dhjetori”)
  • Rruga “Ibrahim Rugova”
  • Rruga “Papa Gjon Pali II”
  • Bulevardi “Gjergj Fishta” (Seg. “Ibrahim Rugova”-“Astrit Balluku”)
  • Bulevardi “Bajram Curri” (Seg. “Nazi Demi”-“Ibrahim Rugova”)

Ju faleminderit për mirëkuptimin!