NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të gjitha oraret e linjave të autobusëve ndërqytetës në Shqipëri, janë integruar tashmë me Google Maps. Falë përpjekjeve të Dejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe mbështetjes së GIZ Shqipëri, informacioni i transportit publik në të gjithë Shqipërinë është tashmë në përputhje me GTFS, një standard global i të dhënave.
Faleminderit të gjithë partnerëve dhe kontribuesve që bënë të mundur këtë arritje të rëndësishme në përmirësimin e shërbimeve publike.