Kush quhet Rezident?
Rezident është çdo qytetar që banon në një njësi adminsitrative të caktuar, për një kohë të gjatë apo të përhershme (me qera apo pronar shtëpie) dhe ka në pronësi një automjet.
Cfarë është Karta e Rezidentit?
Karta Rezident është një Mjet Identifikimi (në formën e pullës ngjitëse) që i jep të drejtën qytetarit të parkojë mjetin e tij pa pagesë brenda zonës ku është rezident.
Karta Rezident “e personalizuar me targën e automjetit”, ngjitet në pjesën e përparme brenda xhamit të automjetit “lehtësisht e dukshme” dhe ka si elementë përbërës:
- Targën e Automjetit
- Afatin e Vlefshmërisë
- Numrin Serial
- Numrin e Zonës
- QR Code
- Hologramën e Bashkisë Tiranë
- Logon e Institucionit Tirana Parking
- Ngjyrën e përcaktuar sipas Zonës
Ngjitja e Kartës Rezident në pjesën e përparme brenda xhamit të automjetit është detyrim për qytetarin, në të kundërt NUK do të mundësohet ripajisja me Kartën e Re në rast humbje.
Bazuar në VKB Nr.49, dt.11.11.2015, Tirana është e ndarë në 4 Zona Administrimi të Parkimit (ZAP), ku zonat Rezident gjejnë zbatim
- Zona 1
- Zona 2
- Zona 3
- Zona 4
Rruga E Shkodrës
Rruga Kadri Prishtina
Degëzimet e Rrugës Kadri Prishtina
Rruga Don Bosko
Rruga Skënder Jareci
Rruga Gazmend Zajmi
Rruga Studenti
Rruga Ana Komnena
Rruga Benjamin Kruta
Rruga e Dafinave
Rruga Kristofor Kiss
Rruga Luigj Shala
Rruga Glekoma
Rruga Alqi Kondi
Rruga Besim Alla
Rruga Dritan Hoxha
Rruga Eshref Frashëri
Rruga Asllan Shahini
Rruga Albanopoli
Rruga Muzakët
Rruga Muhamet Gjollesha
Rruga Vëllezërit Manastirli
Rruga Viktor Hygo
Rruga Xhezmi Delli
Bulevardi Skënderbej
Rruga e Durrësit
Rruga e Bogdanëve
Rruga e Kavajës
Rruga Mehmet Brocaj
Rruga Haxhi Hysen Dalliu
Bulevardi Zogu I
Rruga Fortuzi
Rruga Mine Peza
Rruga Ded Gjo Luli
Rruga Nikolla Lena
Rruga Hajdar Hidi
Rruga Myslym Shyri
Rruga Vangjel Noti
Rruga Gjergj Legisi
Rruga Lord Bajron
Rruga Riza Cuka
Rruga Pandi Dardha
Rruga Egnatia
Rruga Learton Varthi
Rruga Bajram Alia
Rruga Ibrahim Rugova
Rruga Shyqyri Bërxolli
Rruga Sami Frashëri
Rruga Reshit Çollaku
Rruga Nikolla Jorga
Rruga Sandër Prosi
Rruga Naim Frashëri
Rruga Ndre Mjeda
Rruga Frosina Plaku
Rruga Stavri Themeli
Rruga Hambi Shijaku
Rruga Asim Vokshi
Rruga Reshit Petrela
Rruga Muhedin Llagani
Rruga Sali Butka
Rruga Milan Shuflaj
Rruga Gjergj Fishta
Zona 1
- Blloku kufizuar nga Rruga E Shkodrës-Kadri Prishtina-deg. Kadri Prishtina
- Blloku kufizuar nga Rruga Don Bosko-Skënder Jareci-Gazmend Zajmi
- Blloku kufizuar nga Rruga Studenti-Ana Komnena-Benjamin Kruta-Dafinave
- Blloku kufizuar nga rruga Kristofor Kiss-Luigj Shala-Glekoma-Alqi Kondi-Besim Alla-Dritan Hoxha
- Blloku kufizuar nga rruga Eshref Frashëri-Asllan Shahini-Albanopoli-Muzakët
- Blloku kufizuar nga rruga Muhamet Gjollesha-Vëllezërit Manastirli-Viktor Hygo-Xhezmi Delli
- Blloku kufizuar nga Bulevardi Skënderbej-E Durrësit-Bogdanëve-E Kavajës
- Blloku kufizuar nga rruga Mehmet Brocaj-Haxhi Hysen Dalliu-Blv. Zogu I-Fortuzi
- Blloku kufizuar nga rruga Blv. Zogu I-Haxhi Hysen Dalliu-Mehmet Brocaj-Fortuzi
- Blloku kufizuar nga rruga Mine Peza-Fortuzi-Blv. Zogu I-Ded Gjo Luli-E Durrësit
- Blloku kufizuar nga rruga Nikolla Lena-E Kavajës-Hajdar Hidi-Myslym Shyri
- Blloku kufizuar nga rruga Vangjel Noti-Gjergj Legisi-Lord Bajron-Dritan Hoxha
- Blloku kufizuar nga rruga Lord Bajron-Riza Cuka-Pandi Dardha
- Blloku kufizuar nga rruga Pandi Dardha-Egnatia-Learton Vathi-Bajram Alia
- Blloku kufizuar nga Rruga E Kavajës-Ibrahim Rugova-Myslym Shyri-Shyqyri Bërxolli
- Blloku kufizuar nga rruga Myslym Shyri-Sami Frashëri-Reshit Çollaku
- Blloku kufizuar nga rruga Myslym Shyri-Sami Frashëri-Nikolla Jorga-Muhamet Gjollesha
- Blloku kufizuar nga rruga Ded Gjon Luli-E Kavajës-E Bogdanëve-E Durrësit
- Blloku kufizuar nga Rruga e Kavajës-Muhamet Gjollesha-Sandër Prosi-Naim Frashëri
- Blloku kufizuar nga rruga Ndre Mjeda-Frosina Plaku-Muhamet Gjollesha-E Kavajës
- Blloku kufizuar nga Rruga e Kavajës-Stavri Themeli-Ndre Mjeda
- Blloku kufizuar nga Rruga Fortuzi-Hambi Shijaku-Haxhi Hysen Dalliu-Mine Peza-Asim Vokshi-Reshit Petrela
- Blloku kufizuar nga Rruga e Durrësit-Mine Peza
- Blloku kufizuar nga Rruga e Kavajës-Muhamet Gjollesha-Myslym Shyri
- Blloku kufizuar nga Rruga e Durrësit-Vëllezërit Manastirli
- Blloku kufizuar nga Rruga e Kavajës-Ibrahim Rugova-Myslym Shyri-Shyqyri Bërxolli
- Blloku kufizuar nga Rruga e Kavajës-Muhedin Llagani-Sali Butka
- Blloku kufizuar nga Rruga e Durrësit-Milan Shuflaj-Mine Peza
- Blloku kufizuar nga rruga Gjergj Fishta-Sami Frashëri-Myslym Shyri-Reshit Çollaku
- Blloku kufizuar nga rruga Dritan Hoxha-Egnatia-Don Bosko.
Rruga Sitki Çiço
Rruga Arkitekt Kasemi
Rruga Sadik Kaceli
Rruga Odhise Grillo
Bulevardi Zhan D’Ark
Rruga Martin Camaj
Rruga Njazi Meka
Rruga Çelo Sinani
Rruga Vath Kokalari
Rruga Niko Avrami
Rruga E Dibrës
Rruga Fadil Rada
Rruga Nobert Jokli
Rruga Imer Ndregjoni
Rruga Aleksandër Moisiu
Rruga Kahreman Ylli
Rruga Hysen Xhura
Rruga Belul Hatibi
Rruga Kongresi i Manastirit
Rruga Xhanfize Keko
Rruga Marie Logoreci
Rruga Marie Kraja
Rruga Kristo Dako
Rruga Sadik Petrela
Rruga Naum Veqilharxhi
Rruga Bardhyl
Rruga Ali Baushi
Rruga Hoxha Tahsim
Rruga Ali Basha
Rruga Endri Keko
Rruga Selman Riza
Rruga Vllazën Huta
Rruga Rifat Bodinaku
Rruga Kujtim Laro
Rruga Zihni Sako
Rruga Demir Zyko
Rruga Faik Turdiu
Rruga Ibrahim Brahja
Rruga Johan von Hahn
Rruga Tefta Tashko Koço
Rruga Musa Karapici
Rruga Beqir Luga
Rruga Siri Kodra
Rruga Isuf Beshiri
Rruga Ferit Xhajko
Rruga 5 Maji
Rruga e Barrikadave
Rruga Qemal Stafa
Rruga Odhise Paskali
Zona 2
- Blloku kufizuar nga rruga Sitki Çiço-Arkitekt Kasemi-Sadik Kaceli-Sitki Çiço-Odhise Grillo-Zhan D’Ark-Martin Camaj
- Blloku kufizuar nga rruga Njazi Meka-Çelo Sinani-Vath Kokalari-Niko Avrami-E Dibrës
- Blloku kufizuar nga rruga Fadil Rada-Nobert Jokli-Blv. Zhan D’Ark
- Blloku kufizuar nga rruga Imer Ndregjoni-Dibrës-Aleksandër Moisiu-Kahreman Ylli-Hysen Xhura
- Blloku kufizuar nga rruga Imer Ndregjoni-Belul Hatibi-Kongresi i Manastirit-Dibrës
- Blloku kufizuar nga rruga Belul Hatibi-Kahreman Ylli-Kongresi i Manastirit
- Blloku kufizuar nga rruga Belul Hatibi-Kongresi Manastirit-Kahreman Ylli-Xhanfize Keko
- Blloku kufizuar nga rruga Marie Logoreci-Xhanfize Keko-Marie Kraja-Kristo Dako
- Blloku kufizuar nga rruga Sadik Petrela-Xhanfize Keko-Marie Logoreci-Naum Veqilharxhi
- Blloku kufizuar nga Rruga Bardhyl-Kongresi Manastirit-Ali Baushi-Odhise Paskali
- Blloku kufizuar nga rruga Arkitekt Kasemi-Hoxha Tahsim-Ali Basha-Odhise Grillo-Martin Camaj
- Blloku kufizuar nga rruga Endri Keko-Odhise Grillo-Selman Riza
- Blloku kufizuar nga rruga Vllazën Huta-Arkitekt Kasemi-Blv. Zhan D’Ark-Rifat Bodinaku
- Blloku kufizuar nga rruga Kujtim Laro-Kongresi i Manastirit-Zihni Sako-Xhanfize Keko
- Blloku kufizuar nga rruga Ali Baushi-Kongresi Manastirit-Kujtim Laro-Demir Zyko-Faik Turdiu
- Blloku kufizuar nga rruga Ibrahim Brahja-Demir Zyko-Kujtim Laro-Xhanfize Keko
- Blloku kufizuar nga rruga Johan von Hahn-Tefta Tashko Koço-Rifat Bodinaku-Blv. Zhan D’Ark
- Blloku kufizuar nga rruga Musa Karapici-Hoxha Tahsim-Beqir Luga-Tefta Tashko Koço
- Blloku kufizuar nga rruga Arkitekt Kasemi-Martin Camaj-Blv. Zhan D’Ark
- Blloku kufizuar nga rruga Siri Kodra-Isuf Beshiri-Ferit Xhajko
- Blloku kufizuar nga rruga Blv. Zogu I-Reshit Petrela-Siri Kodra-Dibrës
- Blloku kufizuar nga Rruga 5 Maji-Ferit Xhajko-E Dibrës
- Blloku kufizuar nga Rruga e Barrikadave-E Dibrës-Bardhyl-Qemal Stafa
- Blloku kufizuar nga rruga Arkitekt Kasemi-Bulevard Zhan D’Ark
Rruga Gani Domi
Rruga Ali Demi
Rruga Dali Ndreu
Bulevardi Bajram Curri
Rruga Kont Leopold Bertold
Rruga Petro Nini Luarasi
Rruga Taulantia
Rruga Asim Zeneli
Rruga Faik Konica
Rruga e Elbasanit
Rruga Vath Koreshi
Rruga Pjetër Budi
Rruga Qemal Guranjaku
Rruga Thoma Avrami
Zona 3
- Blloku kufizuar nga rruga Gani Domi Ali Demi-Dali Ndreu- Blv. Bajram Curri
- Blloku kufizuar nga rruga Ali Demi-Blv.Bajram Curri-Kont Leopold Bertold
- Blloku kufizuar nga rruga Petro Nini Luarasi-Blv. Bajram Curri-Ali Demi-Taulantia
- Blloku kufizuar nga rruga Asim Zeneli-E Elbasanit-Faik Konica
- Blloku kufizuar nga Rruga Elbasanit-Petro Nini Luarasi-Vath Koreshi-Pjetër Budi-Qemal Guranjaku
- Blloku kufizuar nga Rruga Elbasanit-Qamil Guranjaku-Pjeter Budi-Thoma Avrami
Rruga e Zallit
Rruga Shkëlqim Fusha
Rruga Kodra e Diellit
Rruga Isuf Elezi
Rruga Preng Bibë Doda
Rruga Petro Korçari
Rruga Aleks Buda
Bulevardi Bajram Curri
Rruga Frang Bardhi
Rruga Ali Kelmendi
Rruga Llazi Miho
Rruga Hamdi Cenoimeri
Rruga Petraq Leka
Rruga Musine Kokalari
Rruga Tanush Frashëri
Rruga Haki Stërmilli
Rruga Sulejman Delvina
Rruga Gjik Kuqali
Rruga Grigor Heba
Rruga Ibrahim Rugova
Rruga Brigada VIII
Rruga Sami Frashëri
Rruga Gjin Bue Shpata
Rruga Emin Duraku
Rruga Abdyl Frashëri
Rruga Ismail Qemali
Rruga Vaso Pasha
Rruga Nikolla Tupe
Rruga Adem Jashari
Rruga Dora D’Istria
Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit
Rruga Osman Myderizi
Rruga Liman Kaba
Rruga Prokop Mima
Rruga Medar Shtylla
Rruga Robert Shvarc
Rruga E Kosovarëve
Zona 4
- Blloku kufizuar nga Rruga e Zallit-Shkëlqim Fusha-Kodra e Diellit
- Blloku kufizuar nga rruga Isuf Elezi-Blv. B Curri-Preng Bibë Doda-Petro Korçari
- Blloku kufizuar nga rruga Aleks Buda-Blv. Bajram Curri-Isuf Elezi-Frang Bardhi
- Blloku kufizuar nga rruga Ali Kelmendi-Llazi Miho -Hamdi Cenoimeri-Petraq Leka
- Blloku kufizuar nga rruga Musine Kokalari-Llazi Miho-Tanush Frashëri-Haki Stërmilli
- Blloku kufizuar nga rruga Sulejman Delvina-Gjik Kuqali-Grigor Heba
- Blloku kufizuar nga Blv.Bajram Curri dhe rruga Ibrahim Rugova-Brigada VIII-Sami Frashëri
- Blloku kufizuar nga Blv.Bajram Curri dhe rruga Sami Frashëri-Sulejman Delvina-Gjin Bue Shpata
- Blloku kufizuar nga Blv. Bajram Curri dhe rruga Gjin Bue Shpata-Emin Duraku-Sulejman Delvina
- Blloku kufizuar nga rruga Abdyl Frashëri-Sami Frashëri-Ismail Qemali-Vaso Pasha-Nikolla Tupe
- Blloku kufizuar nga rruga Abdyl Frashëri-Ibrahim Rugova-Adem Jashari-Dora D’Istria-Dëshmorët e 4 Shkurtit
- Blloku kufizuar nga rruga Osman Myderizi-Liman Kaba-Prokop Mima-Medar Shtylla
- Blloku kufizuar nga rruga Robert Shvarc-Medar Shtylla-Tish Daia
- Blloku kufizuar nga rruga Sulejman Delvina-Dëshmorët e 4 shkurtit – E Kosovarëve-Gjik Kuqali
- Blloku kufizuar nga rruga Sami Frashëri-Sulejman Delvina-Ismail Qemali-Vaso Pasha-Nikolla Tupe
Aplikimi për Kartën e Rezidentit
Pajisja/ Rinovimi i Kartës Rezident për afatin 12-mujor (vit kalendarik) kryhet vetëm me dokumentet e mëposhtme:
- Kartë Identiteti
- Fotokopje e Certifikatës së Pronësisë së Automjetit/Lejes së Qarkullimit
- Shënim: Vërtetimi i Banimit mundësohet nëpërmjet E-albania
- Qytetarët që nuk janë rezident në Bashkinë e Tiranës duhet të paraqesin një nga dokuentet e mëposhtme:
- Kontratë Qiraje e noterizuar për kontrata me vlefshmëri më shumë se 1 (një) vit
- Certifikatë Pronësie të apartamentit në zonën ku kërkohet Karta e Rezidentit
- Kontratë Huapërdorje
Procedurat kryhen vetem pranë zyrave të institucionit Tirana Parking nga e Hëna në të Premte, prej orës 09:00-14:00 duke dorëzuar fotokopje të dokumentave të sipërpërmendura.
Kriteret për Pajisjen me Kartë Rezident
- Karta Rezident do t’u ofrohet qytetarëve pa pagesë për një afat 12-mujor, vit kalendarik.
- Karta Rezident do të ofrohen maksimumi 2 (dy) karta për familje.
- Hapësirat publike të dedikuara për rezident nuk janë të personalizuara.
- Karta Rezident do të ofrohet:
- Për automjete me targa shqiptare dhe të huaja që janë në pronësi të individit dhe janë për përdorim vetjak
- Për automjetet e administratorëve të subjekteve juridikë private
- Për automjete të blera me leasing
- Për automjete taxi në pronësi të individit rezident
- Vetëm për automjetet 4+1.
- Karta Rezident nuk do të ofrohet:
- Për automjete në pronësi të subjekteve fizike/juridike
- Për automjete në pronësi të Institucioneve Shtetërore
- Për automjete me kapacitet më shumë se 4+1
Rezidenti mund të Parkojë
- Në të gjitha hapësirat brenda Zonës së Administrimit të Parkimit, e përcaktuar si e tillë. (Sinjalistikë Vertikale /Tabelë informuese dhe Sinjalistikë Horizontale/ Vijëzime me të Bardha)
- Në hapësirat e përcaktuara si “TË LIRA” –me Vijëzim të Bardhë, edhe në rrugët kryesore që i nënshtrohen sistemit të tarifimit sipas ndarjeve në %, të përcaktuara në VKB nr.49 dt.11.11.2015
- Në hapësirat e përcaktuara si “TË LIRA” –me Vijëzim të Bardhë në zonat e dedikuara për Rezident, të cilat mund të përdoren edhe për vizitorë të zonave të tjera.
- Në rrugët kryesore që i nënshtrohen sistemit të tarifimit (sipas Sinjalistikës Vertikale/Tabelat dhe Horizontale/Vijëzimi Blu):
- Gjatë ditëve të javës (E Hënë-E Premte) nga ora 20:00-07:30 të ditës pasardhëse
- Në fundjavë (E Shtunë/E Dielë).
Nëse Rezidenti i Zonës 1 do të shkojë në Zonën 2, 3, 4, ai ka 2 mundësi parkimi:
- Në rrugët kryesore që i nënshtrohen sistemit të tarifimit në pjesët e përcaktuara si “të lira” (rrugët me vijëzim të bardhë)
- Në rrugët e përcaktuara me tarifim, kundrejt pagesës përkatëse të Zonës (rrugët me Vijëzim Blu)
- Në rrugët e përcaktuara me tarifim:
- Gjatë ditëve të javës (E Hënë-E Premte) nga ora 20:00-07:30 të ditës pasardhëse
- Në fundjavë (E Shtunë/ E Dielë)
- Në hapësirat e përcaktuara si “TË LIRA” – me Vijëzim të Bardhë në zonat e dedikuara për Rezident.