NJOFTIM 1
Në zbatim të Ligjit Nr. 44/2014 “Kodi I Procedurave Administrative të RSH”, Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” (I ndryshuar), Ligjit Nr. 7961 datë 12.07.2015” Kodi i Punës I Rapublikës së Shqipërisë” (I ndryshuar);
Institucioni Tirana Parking shpall vendet vakante për pozicionet e punës si më poshtë:
- Titulli i punës/Drejtoria:Punonjës Shërbimi, Sektori i Inspektimit të Parkimit në Sheshe, Drejtoria e Administrimit të Shërbimit të Parkimit me Pagesë në Sheshe dhe Terminale – 1 vend.
- Klasifikimi i pagës: (kategoria e pagës Klasa VIII)
- Arsimi: I mesëm
Personat e interesuar për këtë vend pune duhet të sjellin brenda datës 20/08/2026 dokumentat si vijon:
- Kërkesë më shkrim
- CV(Jetëshkrim)
- Dokumentacionin arsimor sipas kritereve të mësipërme
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Në mbështetje të Ligjit Nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr.7961, dt.12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Urdhërit nr. 334, datë 01.02.2024 “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës të Institucionit “Tirana Parking”, Institucioni Tirana Parking, shpall procedurat për vendet e lira të punës:
- Punonjës Shërbimi, Sektori i Inspektimit të Parkimit në Sheshe, Drejtoria e Administrimit të Shërbimit të Parkimit me Pagesë në Sheshe dhe Terminale (kategoria e pagës Klasa VIII) – 1 vend
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë diplomë në arsimin e lartë, sipas profilit të kërkuar;
- Të kenë të kryer arsimin e mesëm (për profilin);
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar
- Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim;
- Jetëshkrim;
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Çertifikatë e përbërjes familjare;
- Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
- Fotokopje e librezës së punës;
- Raport mjeko-ligjor;
- Vërtetim i Gjëndjes Gjyqësore;
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë në adresën: Rruga “Ali Begeja”, Ndërtesa nr.16, Kodi Postar 1017, Tiranë
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.
Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë në lidhje me punën;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për punën.
DALJA E REZULTATEVE DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, institucioni Tirana Parking do të shpallë rezultatet duke i kontaktuar me telefon, si dhe në stendën e njoftimeve.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është data 20.08.2026
To apply for this job email your details to info@tiranaparking.al

