• Anywhere
  • Applications have closed

NJOFTIM 1

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 44/2014 “Kodi I Procedurave Administrative të RSH”, Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” (I ndryshuar), Ligjit Nr. 7961 datë 12.07.2015” Kodi i Punës I Rapublikës së Shqipërisë” (I ndryshuar);

Institucioni Tirana Parking shpall vendet vakante për pozicionet e punës si më poshtë:

 

  • Titulli i punës/Drejtoria:Punonjës Shërbimi, Sektori i Inspektimit të Parkimit në Sheshe, Drejtoria e Administrimit të Shërbimit të Parkimit me Pagesë në Sheshe dhe Terminale – 1 vend.
  • Klasifikimi i pagës: (kategoria e pagës Klasa VIII)
  • Arsimi: I mesëm

 

Personat e interesuar për këtë vend pune duhet të sjellin brenda datës 20/08/2026 dokumentat si vijon:

 

  1. Kërkesë më shkrim
  2. CV(Jetëshkrim)
  3. Dokumentacionin arsimor sipas kritereve të mësipërme

 

 

 

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

 

Në mbështetje të Ligjit Nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr.7961, dt.12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Urdhërit nr. 334, datë 01.02.2024 “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës të Institucionit “Tirana Parking”, Institucioni Tirana Parking, shpall procedurat për vendet e lira të punës:

 

  1. Punonjës Shërbimi, Sektori i Inspektimit të Parkimit në Sheshe, Drejtoria e Administrimit të Shërbimit të Parkimit me Pagesë në Sheshe dhe Terminale (kategoria e pagës Klasa VIII) – 1 vend

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të kenë diplomë në arsimin e lartë, sipas profilit të kërkuar;
  3. Të kenë të kryer arsimin e mesëm (për profilin);
  4. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar
  5. Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Jetëshkrim;
  3. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  4. Çertifikatë e përbërjes familjare;
  5. Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
  6. Fotokopje e librezës së punës;
  7. Raport mjeko-ligjor;
  8. Vërtetim i Gjëndjes Gjyqësore;

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë në adresën:  Rruga “Ali Begeja”, Ndërtesa nr.16, Kodi Postar 1017, Tiranë

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.

Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:


a- Njohuritë, aftësitë në lidhje me punën;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për punën.

DALJA E REZULTATEVE DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT


Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, institucioni Tirana Parking do të shpallë rezultatet duke i kontaktuar me telefon, si dhe në stendën e njoftimeve.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është data 20.08.2026