🅿️Parking Day na kujton se qyteti është më i bukur kur hapësirat publike i ndajmë me njëri-tjetrin, ndaj bashkë me nxënësit e shkollës “Tess” dhe instruktoren e autoshkollës “Pepa” organizuam aktivitetin edukues dhe ndërgjegjësues “Mësojmë parkimin së bashku”, ku u shpjeguam të rinjve rreth sheshparkimeve dhe mënyrave të drejta të parkimit.
📠Në këtë ditë, ndamë gjithashtu me maturantët edhe një lehtësim të rëndësishëm në përditshmërinë tonë – kasat automatike për pagesën e parkimit në sheshparkim.
✅️Këto kasa janë një risi që sjell modernizim, transparencë dhe lehtësi në menaxhimin e parkimit, duke u dhënë fund vonesave, pritjeve dhe shqetësimeve të panevojshme.