Tirana Parking vijon pa ndërprerje punën në terren për monitorimin dhe inspektimin e vendparkimeve me tarifim, me synim garantimin e aksesit të barabartë dhe ndalimin e zaptimeve të padrejta të hapësirave publike.

Gjatë ditës së djeshme dhe sotme, ekipet tona kanë ushtruar kontrolle të detajuara në zonat A dhe B të tarifimit, duke përfshirë një sërë rrugësh kryesore të Tiranës:

  • Rruga Mihal Duri

  • Rruga Kont Urani

  • Rruga Milan Shuflaj

  • Rruga Mine Peza

  • Rruga 5 Maji

  • Rruga e Dibrës

  • Rruga Siri Kodra

  • Rruga e Kavajës

  • Rruga Ferit Xhajko

  • Rruga Asim Vokshi

  • Rruga e Barrikadave

  • Rruga Imer Ndërgjoni

  • Rruga Xhanfize Keko

  • Rruga Tefta Tashko

  • Rruga Kont Leopold Bertol

  • Bulevardi Bajram Curri

  • Bulevardi Zhan d’Ark

  • Rruga Fortuzi

  • Rruga Kongresi i Manastirit

  • Rruga Ali Demi

Si rezultat i këtyre ndërhyrjeve:

  • 65 vendparkime janë liruar nga barriera dhe mjete të tjera penguese

  • 800 metra katrorë hapësirë publike janë rikthyer në shërbim të qytetarëve

Tirana Parking mbetet e angazhuar për të siguruar funksionimin korrekt të sistemit të parkimit dhe për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për akses të barabartë në hapësirat publike.

Për çdo informacion apo raportim mbi shkeljet e rregullave të parkimit, qytetarët mund të kontaktojnë në:

Email: tiranaparking@tirana.al
Telefon: +355 42 211 111

Bashkë për një Tiranë më funksionale dhe të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*