Tirana Parking po vijon me përkushtim punën për lirimin e hapësirave publike të parkimit të zëna në mënyrë të paligjshme, me qëllim rikthimin e tyre për përdorim të drejtë nga qytetarët.

Në kuadër të këtij aksioni të përditshëm, janë ndërmarrë kontrolle dhe ndërhyrje konkrete në terren, ku janë evidentuar dhe trajtuar raste të shkeljes së rregullave në lidhje me përdorimin e hapësirave publike për parkim.

Rezultatet e deritanishme janë si më poshtë:

  • 254 vendparkime të liruara

  • 119 subjekte të konstatuara pa kontratë ose me kontratë të tejkaluar

  • 237 tabela të vendosura në mënyrë të paligjshme janë hequr

Ky aksion është pjesë e vizionit tonë për të garantuar një qytet të rregullt, të drejtë dhe funksional për të gjithë. Përdorimi i hapësirave publike duhet të respektojë rregullat dhe të jetë në dobi të komunitetit.

Ftojmë qytetarët të vijojnë të bashkëpunojnë me strukturat tona dhe të raportojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje në:

Email: tiranaparking@tirana.al
Telefon: +355 42 211 111

Së bashku mund të ndërtojmë një qytet më të sistemuar dhe më të jetueshëm për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*