Tirana Parking vijon me ritëm të lartë ndërhyrjet në terren për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme. Ekipet tona janë të pranishme çdo ditë në terren, duke kryer verifikime të vazhdueshme në çdo rrugë të kryeqytetit.

Gjatë kontrolleve të fundit, është realizuar verifikimi i parkimeve në 16 rrugë, ku janë evidentuar 39 vendparkime të bllokuara në kundërshtim me rregullat. Si rezultat i ndërhyrjes, janë çliruar 468 metra katrorë hapësirë publike, të cilat tashmë janë të aksesueshme për të gjithë qytetarët.

Ky angazhim i përditshëm është pjesë e misionit tonë për të garantuar një qytet më të rregullt, të sigurt dhe me hapësira të përbashkëta funksionale.

Ftojmë të gjithë qytetarët të jenë pjesë e këtij procesi duke raportuar çdo rast të bllokimit të paligjshëm të hapësirave publike.
Email: tiranaparking@tirana.al
Tel: 042211111

Bashkë kontribuojmë për një Tiranë më të aksesueshme dhe të drejtë për të gjithë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*