Tarifa
Parkimi me SMS në zonën C kushton 20 Lekë/Orë.
10 minuta para përfundimit të afatit të parkimit të paguar, do të njoftoheni me një tjetër SMS paralajmëruese në lidhje me përfundimin e kohës së paguar të parkimit. Ju mund ta zgjasni kohën tuaj të qëndrimit duke dërguar një tjetër SMS.
Kujdes!
Nëse automjeti juaj qëndron i parkuar pas përfundimit të kohës së paguar të parkimit, inspektorët e Tirana Parking bëjnë verifikimet përkatëse në sistem dhe Policia Bashkiake do të aplikojë gjobën ndëshkuese.
Mënyra e Pagesës
Nëse parkoni automjetin tuaj në rrugët me sistem tarifimi, kryeni pagesën vetëm me një SMS në numrin 50500 duke shkruar:
Targën e automjetit, HAPËSIRË, Zonën e tarifimit C).
Shembull, Zona C: (AA111AZ C) ose (TR2345Z C)
Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira.
Rrugët e Përcaktuara për Parkim Publik me Pagesë
Në mbështetje të Vendimit të Këshillit Bashkiak, Tiranë nr.48, datë 11.11.2015 për “Krijimin e Tirana Parking si Institucion në Varësi të Bashkisë Tiranë për Administrimin e Shërbimit të Parkimit Publik me Pagesë”, Vendimin e Këshillit Bashkiak, Tiranë nr.49, datë 11.11.2015 për “Miratimin e Kritereve të Përcakimit të Zonave të Administrimit të Parkimit dhe Nënzonave të Destinuara për Parkim”, Rrugët e destinuara për Parkim Publik me Pagesë në Zonën C janë:
- Rruga “Sadik Petrela” (segmenti Rr. “Xhanfize Keko”-Rr. “Violeta Manushi”)
- Rruga “Gjeneral Nikols” (segmenti Rr. e Elbasanit-“Parku i Liqenit Artificial” restorant “Dreri”)
- Bulevardi “Migjeni” (segmenti Rr. “Tom Plezha”-Rr. “3 Dëshmorët”)
- Rruga “Myslym Keta” (segmenti Rr. e Dibrës-Rr. “Peçi Dado”)
- Rruga “Petraq Leka” (segmenti Rruga “Llambi Bonata”-Rr. “Llazi Miho”)
- Rruga “Llambi Bonata” (segmenti Rr. “Llazi Miho”- Rr. “Petraq Leka”)
- Rruga “Aleksandër Moisiu” (segmenti Rr. “Pjetër Dung”-Rr. “Sotir Caci”)
- Rruga “Ali Kelmendi” (segmenti Rr. “Llazi Miho”-Rr. “Haki Stërmilli”)
- Rruga “Hambi Pepo” (segmenti Rruga e Kavajës-Rr. “Valentina Pistoli”)
Harta
Rruga “Sadik Petrela”
segmenti Rr. “Xhanfize Keko”-Rr. “Violeta Manushi"Rruga “Gjeneral Nikols”
segmenti Rr. e Elbasanit-“Parku i Liqenit Artificial” restorant “Dreri"Bulevardi “Migjeni”
segmenti Rr. “Tom Plezha”-Rr. “3 Dëshmorët"Rruga “Myslym Keta”
segmenti Rr. e Dibrës-Rr. “Peçi Dado"Rruga “Petraq Leka”
segmenti Rruga “Llambi Bonata”-Rr. “Llazi Miho"Rruga “Llambi Bonata”
segmenti Rr. “Llazi Miho”- Rr. “Petraq Leka"Rruga “Aleksandër Moisiu”
segmenti Rr. “Pjetër Dung”-Rr. “Sotir Caci"Rruga “Ali Kelmendi”
segmenti Rr. “Llazi Miho”-Rr. “Haki Stërmilli"Rruga “Hambi Pepo”
segmenti Rruga e Kavajës-Rr. “Valentina Pistoli"




