Objektivat
Institucioni Tirana Parking ka në fokus objektivat:
I. Shtimin e vendparkimeve publike me ose pa pagesë, mbi dhe nëntokë
II. Menaxhimin e parkimeve publike me ose pa pagesë, mbi dhe nëntokë, në përputhje me zonat e përcaktuara për këtë qëllim.
A. Menaxhimin e parkimeve publike pa pagesë në rrugë dhe/ose zona jashtë rruge (mbi dhe nën tokë) brenda Zonave të Administrimit të Parkimeve në përputhje me zonat e përcaktuara për këtë qëllim, ku përfshihen:
- Parkim për rezident
- Parkim i lirë
- Parkim i dedikuar për automjetet e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK) pa pagesë
B. Menaxhimin e parkimeve publike me pagesë, ku përfshihen:
- Sheshparkimet mbi dhe nën tokë
- Stacionimi fundor (provizor) të linjave interurbane
- Parkimi i rezervuar në rrugë
- Abonimet në sheshparkime
- Stacionimet taxi
III. Dixhitalizimin e shërbimeve
Tirana Parking synon dixhitalizimin e plotë të dhënies së shërbimit të parkimit nëpërmjet:
A. Aplikacionit Tirana Parking
Aplikacioni Tirana Parking, një platformë e integruar dixhitale që synon modernizimin dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të parkimit publik në qytet, përfaqëson një hap të rëndësishëm në kuadër të strategjisë së dixhitalizimit dhe rritjes së eficiencës institucionale, duke ofruar akses të thjeshtuar, transparent dhe të sigurt për qytetarët. Përmes aplikacionit, qytetarët do të mund të marrin këto shërbime:
- Aplikojnë online për kartën e rezidentit
- Kryejnë pagesën e parkimit me SMS në kohë reale
- Aplikojnë dhe menaxhojnë parkimet e rezervuara me pagesë
- Menaxhojnë dhe rinovojnë abonimet mujore apo periodike
- Aksesojnë shërbimin e dedikuar për Taksi
- Ndjekin statusin e aplikimeve dhe të kërkesave të tyre
- Gjejnë në kohë reale vendet e lira të parkimeve
Platforma garanton siguri në proceset e pagesës dhe menaxhimine të dhënave në përputhje me standardet bashkëkohore të administrimit publik. Dixhitalizimi i shërbimeve përbën një prioritet, me qëllim rritjen e transparencës, reduktimin e procedurave fizike dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve në ndërveprimin me shërbimet publike. Tirana Parking mbetet e angazhuar në transformimin dixhital të menaxhimit të parkimit, duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi më efikas, më funksional dhe më pranë qytetarëve.
B. Kasave automatike
Pagesa e tarifës në kasë automatike i jep mundësi qytetarit të kontgrollojë kohën e saktë të qëndrimit në parkim, lehtëson ngarkesën e punonjësit si dhe shmang informalitetet e mundshme në pagesat e tarifës së parkimit
C. Parkimetrave në rrugët me tarifim
Parkimetri është një alternativë e pagesës së shpejtë të parkimit publik me pagesë në rrugë, në bazë të kohëzgjatjes së qëndrimit.
