Parkim me SMS

                                                                                                                                                                                                                                                                       PAGUANI VENDPARKIMIN ME 1 SMS

Nëse parkoni makinën në rrugët e vijëzuara BLU me të bardhë në Zonën A:
Dërgoni targën e mjetit tuaj me një SMS në numrin 50500  duke shkruar Targën e automjetit, HAPËSIRË, Zonën e tarifimit.
Shembull (AA111AZ A) ose (TR2345Z A).
Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira.
Kjo SMS kushton 100 Lek dhe nëpërmjet saj ju paguani 1 orë parkimi publik në cdo rrugë me sistem tarifimi, në Zonën A të administrimit të parkimit publik me pagesë.
10 minuta para përfundimit të afatiti tuaj të parkimit të paguar, ju do të njoftoheni me një tjetër SMS paralajmërues në lidhje me përfundimin e kohës së paguar të parkimit .
Ju mund ta zgjasni kohën tuaj të qëndrimit duke dërguar një tjetër SMS

Duke nisur nga data 16.03.2018 ka filluar tarifimi i rrugëve të poshtëshënuara të Zonës B me tarifën 1 orë/40 Lekë:

1.BLV. Zhan D’Ark (Seg. Arkitekt Kasemi- Odhise Grillo)
2.Petronini Luarasi
3.BLV. Bajram Curri (Seg. Kavajës – Sulejman Delvina)
4.Janosh Huniadi
5.Liman Kaba
6.Perlat Rexhepi
7.Dëshmorët e 4 Shkurtit
8.Skënder Luarasi
9.BLV.Bajram Curri (Seg.Konti Leopold – Teodor Muzaka)
10.Rr. e Kavajës (Seg. 21 Dhjetori – Pallati me shigjeta)

Në rast se jeni duke parkuar në një nga 10 rrugët e Zonës B, ku pagesa e parkimit kryhet vetëm me një SMS në numrin 50500 (1 orë/40 lekë), ju lutemi të tregoni kujdes në dërgimin e mesazhit duke shkruar Targën e automjetit, HAPËSIRË, Zonën e tarifimit.
Shembull (AA111AZ B) ose (TR2345Z B).
Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira.

                                                                                                                        Kujdes !
Nëse automjeti  juaj qëndron i parkuar pas përfundimit të kohës së paguar të parkimit, Policia Bashkiake dhe punonjësit e Tirana Parking të cilët verifikojnë pagesën e tarifës së parkimit nga qytetarët, do të aplikojnë gjoba ndëshkuese.