Tirana Parking po vazhdon aksionin e përditshëm për lirimin e hapësirave publike të parkimit, me fokus në parandalimin e zaptimit të padrejtë të tyre nga subjekte apo individë që përdorin mjete të papërshtatshme për bllokimin e vendparkimeve.

Gjatë kontrolleve të fundit të kryera në 12 rrugë të zonave A dhe B, janë konstatuar dhe çliruar 37 vendparkime të zëna padrejtësisht përmes vendosjes së koneve, bidonëve, vazove dhe objekteve të tjera që pengonin aksesin e lirë të qytetarëve.

Ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar një qytet të rregullt, ku hapësirat publike të shfrytëzohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë nga të gjithë.

Qyteti është i përbashkët. Mos bllokoni hapësirat publike. Respektoni rregullat për një komunitet më të mirë.

Për çdo rast abuzimi, qytetarët mund të kontaktojnë në:

Email: tiranaparking@tirana.al
Telefon: +355 42 211 111

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*