Tirana Parking vijon me përkushtim aksionet për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme, falë raportimeve të qytetarëve dhe ndërhyrjes së ekipeve verifikuese në terren.

Gjatë ditëve të fundit, janë verifikuar parkimet në 11 rrugë të ndryshme të kryeqytetit, ku janë evidentuar 17 vendparkime të bllokuara padrejtësisht. Si rezultat i ndërhyrjes, janë çliruar plot 127.5 metra katrorë hapësirë publike, e cila tashmë i rikthehet komunitetit për përdorim të rregullt dhe të drejtë.

Tirana Parking vlerëson maksimalisht angazhimin e qytetarëve, të cilët përmes raportimeve të tyre kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e hapësirave të përbashkëta dhe në zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe parkimit.

Ftojmë të gjithë qytetarët të vijojnë të bashkëpunojnë me strukturat tona, duke raportuar çdo rast të bllokimit apo zaptimit të paligjshëm të hapësirave publike të parkimit.
Për çdo informacion apo denoncim, mund të na kontaktoni në:

Email: tiranaparking@tirana.al
Tel: 042211111

Çdo raportim ka vlerë. Së bashku për një qytet më të lirë, më të rregullt dhe më të aksesueshëm për të gjithë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*