Tirana Parking vijon pa ndërprerje punën në terren për monitorimin dhe inspektimin e vendparkimeve me tarifim, me synim garantimin e aksesit të barabartë dhe ndalimin e zaptimeve të padrejta të hapësirave publike.
Gjatë ditës së djeshme dhe sotme, ekipet tona kanë ushtruar kontrolle të detajuara në zonat A dhe B të tarifimit, duke përfshirë një sërë rrugësh kryesore të Tiranës:
-
Rruga Mihal Duri
-
Rruga Kont Urani
-
Rruga Milan Shuflaj
-
Rruga Mine Peza
-
Rruga 5 Maji
-
Rruga e Dibrës
-
Rruga Siri Kodra
-
Rruga e Kavajës
-
Rruga Ferit Xhajko
-
Rruga Asim Vokshi
-
Rruga e Barrikadave
-
Rruga Imer Ndërgjoni
-
Rruga Xhanfize Keko
-
Rruga Tefta Tashko
-
Rruga Kont Leopold Bertol
-
Bulevardi Bajram Curri
-
Bulevardi Zhan d’Ark
-
Rruga Fortuzi
-
Rruga Kongresi i Manastirit
-
Rruga Ali Demi
Si rezultat i këtyre ndërhyrjeve:
-
65 vendparkime janë liruar nga barriera dhe mjete të tjera penguese
-
800 metra katrorë hapësirë publike janë rikthyer në shërbim të qytetarëve
Tirana Parking mbetet e angazhuar për të siguruar funksionimin korrekt të sistemit të parkimit dhe për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për akses të barabartë në hapësirat publike.
Për çdo informacion apo raportim mbi shkeljet e rregullave të parkimit, qytetarët mund të kontaktojnë në:
Email: tiranaparking@tirana.al
Telefon: +355 42 211 111
Bashkë për një Tiranë më funksionale dhe të rregullt.