Tirana Parking vlerëson maksimalisht çdo ankesë, sugjerim apo propozim të ardhur nga qytetarët, të cilët përbëjnë një mbështetje të vyer në përpjekjet tona të përditshme për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Bashkëpunimi me komunitetin është thelbësor për ndërhyrje të shpejta dhe efikase. Prandaj, për çdo rast të konstatuar të bllokimit të paligjshëm të vendparkimeve, ftojmë qytetarët të na ndihmojnë duke dërguar fotografi dhe vendndodhjen e saktë në adresën tonë zyrtare të email-it:

📧 tiranaparking@tirana.al

Kjo qasje na ndihmon të reagojmë në kohë dhe të marrim masa konkrete për zgjidhjen e rasteve, duke i rikthyer qytetarëve hapësirat publike që u përkasin me të drejtë.

Bashkë për një qytet më të rregullt, të aksesueshëm dhe funksional!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*