Misioni

Parkimi, përpos të qenit shërbim publik, është edhe pjesë integrale e rëndësishme e sistemit të transportit qytetas. Lehtësia në parkim e bën qytetin më të aksesueshëm dhe si të tillë më të jetueshëm për banorët dhe vizitorët.

Institucioni Tirana Parking, themeluar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr.48 datë 11.11.2015, për “Krijimin e Tirana Parking si Institucion në varësi të Bashkisë Tiranë për Administrimin e Shërbimit të Parkimit Publik me Pagesë” dhe Vendim të Këshillit Bashkiak Nr.49, datë 11.11.2015, për “Miratimin e Kritereve të Përcaktimit të Zonave të Administrimit të Parkimit dhe Nënzonave të Destinuara për Parkim”, ka për qëllim administrimin e të gjitha hapësirave të dedikuara për parkim mbi dhe nën tokë, me dhe pa pagesë.

Menaxhimi efektiv i parkimit është thelbësor në qytetet gjithnjë e më të mbushura me njerëz. Mund të ndihmojë në reduktimin e aksidenteve dhe shkeljeve të rregullave, rritjen e sigurisë në rrugë, uljen e stresit dhe përmirësimin e mjedisit: të gjithë faktorët që kontribuojnë në një cilësi më të mirë të jetës.