• Anywhere

NJOFTIM 1

Në zbatim të Ligjit Nr. 44/2014 “Kodi I Procedurave Administrative të RSH”, Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” (I ndryshuar), Ligjit Nr. 7961 datë 12.07.2015” Kodi I Punës I Rapublikës së Shqipërisë” (I ndryshuar);

Institucioni Tirana Parking shpall vendet vakante për pozicionet e punës si më poshtë:

  • Titulli i punës/Drejtoria: Punonjës Shërbimi, Sektori i Inspektimit të Parkimit në Terminale, Drejtoria e Administrimit të Shërbimit të Parkimit me Pagesë në Sheshe dhe Terminale
  • Klasifikimi i pagës: Klasa VIII
  • Arsimi: Bazë/ I Mesëm

Personat e interesuar për këtë vend pune duhet të sjellin brenda datës 11/07/2025 dokumentat si vijon:

  1. Kërkesë më shkrim
  2. CV(Jetëshkrim)
  3. Dokumentacionin arsimor sipas kritereve të mësipërme

 

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr.7961, dt.12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Urdhërit nr. 334, datë 01.02.2024 “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës të Institucionit “Tirana Parking”, Institucioni Tirana Parking, shpall procedurat për vendet e lira të punës:

  1. Punonjës Shërbimi, Sektori i Inspektimit të Parkimit në Terminale, Drejtoria e Administrimit të Shërbimit të Parkimit me Pagesë në Sheshe dhe Terminale (kategoria e pagës Klasa VIII) – 1 vend.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të kenë të kryer arsimin bazë/të mesëm;
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
  4. Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë,

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Jetëshkrim;
  3. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  4. Çertifikatë e përbërjes familjare;
  5. Fotokopje e dëftesës/ diplomës së pjekurisë;
  6. Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
  7. Fotokopje e librezës së punës;
  8. Raport mjeko-ligjor;
  9. Vërtetim i Gjëndjes Gjyqësore;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë në adresën:  Rruga “Ali Begeja”, Ndërtesa nr.16, Kodi Postar 1017, Tiranë

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.

Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë në lidhje me punën;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për punën.

 

DALJA E REZULTATEVE DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, institucioni Tirana Parking do të shpallë rezultatet duke i kontaktuar me telefon, si dhe në stendën e njoftimeve.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është data 11.07.2025.

To apply for this job email your details to admin@localhost.com