- Tё administrojё shёrbimin e parkimit publik me pagesё nё Bashkinё e Tiranёs, mbi tokё dhe nёntokё, nё pёrputhje me zonat e pёrcaktuara pёr kёtё qёllim dhe tё vjelё tё ardhurat e gjeneruara prej tij;
- Tё planifikojё dhe tё ndjekё zbatimin e investimeve nё infrastrukturёn e nevojshme pёr funksionimin e shёrbimit të parkimit publik me pagesё nё Bashkinё e Tiranёs;
- Tё instalojё dhe mirёmbajё pajisjet dhe makineritё e parkimeve me pagesё;
- Tё instalojё dhe mirёmbajё sinjalistikёn rrugore tё parkimit.
Format e parkimit me pagesë, nën administrimin e Tirana Parking janë si më poshtë:
- Parkim në rrugët kryesore të qytetit, të destinuara për parkimin publik dhe parkimin e rezervuar me pagesë.
- Sheshet e parkimit, të destinuara për parkimin me kohë të zgjatur.
- Terminalet, të destinuara për parkimin e linjave të autobusëve ndërqytetas dhe ndërkombëtarë.
- Parkimi për Rezidentët.