NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar Qytetarë, përdorues të Vendparkimeve Publike në Zonat e destinuara për Rezident!

Në vijim të zbatimit të Projektit Rezident, të gjithë banorët janë të lutur të paraqiten pranë Tirana Parking, për të tërhequr Kartën e Rezidentit.

Qytetarët, të cilët pajisen për herë të parë duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë :

  • Vërtetim banimi nga Njësia Administrative (i 3 muajve të fundit).
  • Kartë Identiteti (fotokopje).
  • Çertifikatë pronësie/leje qarkullimi për automjetin (fotokopje).

Qytetarët, të cilët ripajisen me kartën e rezidentit për vitin 2020 duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë :

  • Vërtetim banimi nga Njësia Administrative (i 3 muajve të fundit).

Dorëzimi i dokumentacionit përkatës bëhet çdo ditë jave: nga e Hëna në të Premte, ora 09:00-14:00 duke filluar nga data 06.01.2020 e në vazhdim pranë zyrave të Tirana Parking.

Pajisja sa më shpejt me Kartën Rezident shmang gjobën për automjetin tuaj nga Organet kompetente.

Rruga “Ali Begeja”, nr.16,Tiranë
Tel. +355 (0) 422 11 111
e-mail: Tiranaparking@tirana.al