Terminali i Autobusave Ndërqytetas të Jug – Lindjes
Pas një suksesi dhe menaxhimi efikas të Terminalit të Autobusave Ndërqytetas 1 ( Zona Jug dhe Durrës) dhe e shtyrë nga kaosi i trafikut të krijuar prej Linjave Ndërqytetase të Juglindjes në disa zona të nxehta të Tiranës , tashmë Bashkia Tiranë dhe Tirana Parking janë duke punuar për Terminalin e Autobusave Ndërqytetas 2 (Zona Juglindje).
Qytetarët e Tiranës që përdorin Linjat e Autobusave Ndërqytetase të Zonës së Juglindjes , më parë kanë qenë të rrezikuar në lëvizjet e tyre brenda Tiranës për të gjetur Linjat e Juglindjes, të cilat pozicionoheshin në disa pika kyçe , mbrapa Stadiumit “Qemal Stafa” , pranë Fakultetit Ekonomik dhe pranë qendrës tregtare ETC.
Ndërsa që prej datës 12.02.2017 qytetarët kanë vetëm një pikë nisje dhe mbërritjeje: Terminalin e Autobuzave Ndërqytetas Nr.2 , i cili ndodhet pranë hyrjes së qytetit të Studentit, rruga “ Arben Broci”, Tiranë.
Në Terminal ka:
- 21 Linja Autobuzash Ndërqytetase
- 19 Vende stacionimi , ku çdo autobus pozicionohet sipas vendit të përcaktuar nga Drejtoria e Transporteve.
- Çdo stacion/linjë është i identifikuar me Sinjalistikë Horizontale.
Terminal i Autobusave Ndërqytetas 2 përmban këto linja:
ELBASAN-TIRANË-ELBASAN – 06:00 – 21:30 cdo gjysme ore
TIRANË-ELBASAN-TIRANË
05:45,06:15,06:45,07:15,07:45,08:15,08:45,09:30,11:15,12:15,13:45,14:30,14:45,15:45,16:45,17:15,
17:45,18:45,19:15,20:15,21:45,22:15
KORÇË-TIRANË-KORÇË – 04:00, 05:00, 06:00, 07:00, 08:00, 09:00, 10:00, 11:00.
TIRANË-GRAMSH-TIRANË – 07;00, 09;00.
BILISHT-TIRANË-BILISHT – 04:30, 06:00, 07:00, 08:30, 10:30
LESKOVIK-TIRANË-LESKOVIK – 06:30
GRAMSH-TIRANË-GRAMSH – 05:30, 09:00
BELSH-TIRANE-BELSH – 06:30, 07:30
POGRADEC-TIRANË-POGRADEC – 05:00, 05:45, 06:30, 07:30, 08:15, 09:00, 09:45, 10:30
LIBRAZHD-TIRANË-LIBRAZHD – 06:00, 08:40
CERRIK-TIRANË-CERRIK – 06:30
TIRANË-ERSEKË-TIRANË – 06:00
TIRANË-LESKOVIK-TIRANË – 05:10
PRRENJAS-TIRANË-PRRENJAS – 05:30, 07:00
ERSEKË-TIRANË-ERSEKË – 03:00,08:30
TIRANË-KORCE-TIRANË – 05:45,06:30, 07:15,08:00,08:45,09:30,10:15,11:00
TIRANË-POGRADEC-TIRANË – 07:30,08:30,09:30,10:30
TIRANE-BILISHT-TIRANE – 5:30, 07:00, 09:30
MALIQ- TIRANË – 05:45
TIRANE-LIBRAZHD – 6:30,13:00
TIRANE-PEQIN – 06:45