Terminali i Autobusave Ndërqytetas të Jug – Lindjes

Pas një suksesi dhe menaxhimi efikas të Terminalit të Autobusave Ndërqytetas 1 ( Zona Jug dhe Durrës) dhe e shtyrë nga kaosi i trafikut të krijuar prej Linjave Ndërqytetase të Juglindjes në disa zona të nxehta të Tiranës , tashmë Bashkia Tiranë dhe Tirana Parking janë duke punuar për Terminalin e Autobusave Ndërqytetas 2 (Zona Juglindje).
Qytetarët e Tiranës që përdorin Linjat e Autobusave Ndërqytetase të Zonës së Juglindjes , më parë kanë qenë të rrezikuar në lëvizjet e tyre brenda Tiranës për të gjetur Linjat e Juglindjes, të cilat pozicionoheshin në disa pika kyçe , mbrapa Stadiumit “Qemal Stafa” , pranë Fakultetit Ekonomik dhe pranë qendrës tregëtare ETC.
Ndërsa që prej datës 12.02.2017  qytetarët kanë vetëm një pikë nisje dhe mbërritjeje: Terminalin e Autobuzave Ndërqytetas 2 , i cili ndodhet pranë hyrjes së qytetit të Studentit, rruga “ Arben Broci”, Tiranë.

Terminal i Autobusave Ndërqytetas 2 përmban këto linja:

 

Elbasan-Tiranë-Elbasan            – 05:45-19:45(çdo 1 orë)
Petrelë –Tiranë-Petrelë              – 05:00-23:00(çdo ditë)
Lundër-Tiranë-Lundër               – 06:00-22:00(çdo 60 min)
Tiranë-Elbasan-Tiranë               – 05:15-21:-55(çdo 1 orë) dhe 06:00, 06:30, 07:00, 07:30, 08:00, 08:30, 08:45, 09:00,                                                                                                 13:00, 13:30, 14:00, 14:15, 15:00, 15:15, 15:30, 16:00, 19:45, 20:00, 20:30, 21:00, 21:30
Korçë-Tiranë-Korçë                    – 12:00, 13:00, 14:00, 15:00, 16:00, 17:00, 18:00, 19:00
Tiranë-Korçë-Tiranë                  – 05:45, 06:30, 07:15, 08:00, 08:45, 09:30, 10:15, 11:00
Ersekë-Tiranë-Ersekë                – 10:00-14:30(çdo ditë)
Bilisht-Tiranë-Bilisht                 – 11:30 dhe 14:30(çdo ditë)
Tirane-Bilisht-Tirane                 – 05:30 dhe 07:00
Tiranë-Kapshticë-Tiranë           – 06:45(e mengjesit çdo ditë)
Tiranë-Ersekë-Tiranë                 – 06:00(çdo ditë)
Pogradec-Tiranë-Pogradec       – 12:30, 13:30, 14:30, 15:30 (çdo ditë të javës)
Librazhd-Tiranë-Librazhd        – 12:15, 14:00(çdo ditë)
Prrenjas-Tiranë-Prrenjas          – 13:00 dhe 14:00 (çdo ditë të javës)
Cërrik-Tiranë-Cërrik                  – 12:45 (çdo ditë të javës)
Belsh-Tiranë-Belsh                     – 13:00 (çdo ditë të javës) dhe; 13:00, 14:00
Leskovik-Tiranë-Leskovik         – 13:00 (çdo ditë të javës)
Tiranë-Pogradec-Tiranë            – 08:30, 09:30, 10:30 (çdo ditë të javës)
Tiranë-Gramsh-Tiranë              – 07:00 dhe 09:00 (çdo ditë të javës)
Gramsh-Tiranë-Gramsh           -13:00 dhe 15:00 (çdo ditë të javës)