Terminali i Ri Fundor (Provizor) i zonës Jug, Durrës dhe Veri

Të nderuar qytetarë!

Tashmë nga data 11.01.2020 të gjitha linjat e autobuzave ndërqytetase të zonës Jug, Durrës dhe Veri, janë transferuar në Terminalin e ri Fundor ( Provizor) në afërsi të mbikalimit “Casa Italia” në rrugën “Kastriotët”.

Më poshtë gjeni tabelën me të gjitha oraret dhe linjat e autobuzave ndërqytetas të zonës Jug, Durrës dhe Veri.
Në këtë terminal ju ofrojmë shërbim cilësor, shumë më tepër hapësirë për të gjithë udhëtarët!

Udhëtim të mbarë!