Lajmerime

Njoftim mbi Kartën e Rezidentit

 

 

NJOFTIM

Në kuadër të vazhdimësisë së Projektit Rezident, për të gjithë banorët të cilët janë pjesë të Zonës 1, e cila përfshinë Njësitë Bashkiake Nr.6 (pjesërisht), 7, 9, 10, 11; dhe banorët e Zonës 4, ku bëjnë pjesë Njësitë Bashkiake Nr.5 dhe Nr.6 (pjesërisht), janë të lutur të paraqiten pranë zyrave të institucionit Tirana Parking, për të dorëzuar dokumentat për aplikimin e Kartës Rezident, si më poshtë vijojn:

  1. Vërtetim Banimi,
  2. Ϛertifikatë Familjare,
  3. Fotokopje e lejes së qarkullimit/çertifikatës së pronësisë së automjetit.

Ju informojmë se dorëzimi i dokumentave mund të bëhet, nga e Hëna në të Premte, në intervalin kohor 08:00 a.m deri më 16:00 p.m.    

Dorëzimi i dokumentacionit përkatës duhet bërë në:

Rruga “Ali Begeja”, Nd. 16, Kodi Postar 1017, Tiranë

Tel: 04 22 11 111

E-mail: Tiranaparking@tirana.al,

Web site: www.tiranaparking.al,

Facebook: Tirana Parking-Bashkia Tirane

 

FALEMINDERIT

TIRANA PARKING

Shesh Parkimi i parë Nëntokësor tek “Sheshi Skënderbej”

35129090161_8e71f4f7e4_k

Parkimi i parë publik nëntokësor te Sheshi “Skënderbej” ju ofron jo vetëm çmime të lira, por njëkohësisht standarde, siguri dhe shërbim 24 orë.

Aty do të gjeni:

– Mbi 300 vende parkimi;

– 10 vende për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK);

– 1 e-charger falas për makinat elektrike;

– 10 tualete publike dhe 2 tualete për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK)

– Ashensor që të nxjerr në shesh

– Hapësirë publike 400m2 e shfrytëzueshme për evente, panaire etj.

Parkimi publik vjen si një zgjidhje ideale për ata që i lidh puna me objektet dhe institucionet kryesore rreth Sheshit “Skënderbej”, të cilët mund të parkojnë nëntokë dhe mandej të vijojnë te Banka e Shqipërisë, te Muzeu Kombëtar, te Opera, te Pallati i Kulturës, te Biblioteka Kombëtare, te Bashkia e Tiranës dhe kompleksi i ministrive.

Gjithashtu, për herë të parë në Shqipëri, në parkingun nëntokësor të Sheshit “Skënderbej” është vendosur një sistem i posaçëm për karikimin e automjeteve që funksionojnë me energji elektrike, duke e renditur Tiranën mes qyteteve të para që inkurajojnë aplikimin e një projekti të tillë.

35093073592_43161269c2_k

Lajmërim mbi tarifat e vendqendrimit të subjekteve “Taksi”

LAJMERIM

Njoftohen subjektet e licensuara “TAKSI” në qytetin e Tiranës se tarifa e parkimit për këto mjete do të kryhet pranë “Tirana Parking “ .

Dokumentat e nevojshme për kryerjen e kësaj procedure janë si më poshtë :

  • Ekstrakt QKR
  • Fotokopje e Licensës (e vlefshme )

Me dorëzimin e tyre do të pajiseni me faturën e arkëtimit për shumën e detyrimit për vitin 2017 .

Kujdes !

Afati i fundit për kryerjen e pagesës është 20 Prill 2017

Rruga “Ali Begeja”, nr.16,Tiranë
Tel. +355 (0) 422 11 111
e-mail: Tiranaparking@tirana.al

FALEMINDERIT!

TIRANA PARKING

Njoftim i Ri për Rezidentët e Bllokut “Shallvare”

NJOFTIM

 

Tirana Parking  Institucion në varësi të Bashkisë Tiranë,  ka nisur projektin pilot për Kartën e Rezidentit në Zonën e Administrimit të Parkimit 1 (ZAP 1), në  Njësinë Administrative Nr. 10, Blloku “Shallvare”.

Ju informojmë se për të tërhequr Kartën e Rezidentit ju duhet të dorëzoni këto Dokumenta:

  1. Vërtetim Banimi.
  2. Ϛertifikatë Familjare.
  3. Ϛertifikatë pronësie për makinën.

 

Dorëzimi i dokumentacionit përkatës mund te bëhet çdo ditë jave nga ora 08:00-16:00 si dhe ditën e Shtunë (dt.04.02.2017) dhe të Dielë (dt.05.02.2017), prej orës 10:00 deri në 13:00.
FALEMINDERIT!

TIRANA PARKING

Adresa:        Rruga “Ali Begeja”, nr.16,Tiranë
Tel:              +355 (0) 422 11 111
E-mail:        tiranaparking@tirana.al
Facebook:   Tirana Parking | Bashkia Tiranë
Twitter:      Tirana Parking | Bashkia Tiranë
Instagram: Tirana Parking | Bashkia Tiranë

Njoftim i Ri për Rezidentët e Bllokut “Shushica”

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë, Rezident të Bllokut Shushica,
Në vijim të zbatimit të Projektit për Kartën e Rezidentit, të gjithë banorët janë të lutur të paraqiteni pranëDr.Përgjithshme Tirana Parking/Bashkia Tiranë me VERTETIMIN e BANIMIT për të tërhequr kartën e rinovuar të  Rezidentit çdo ditë jave nga ora 08:00-16:00 si dhe ditën e Shtunë (dt.04.02.2017) dhe të Dielë (dt.05.02.2017), prej orës 10:00 deri në 13:00, pranë zyrave të Tirana Parking.

Rruga “Ali Begeja”, nr.16,Tiranë
Tel. +355 (0) 422 11 111
E-mail: tiranaparking@tirana.al
Facebook: Tirana Parking | Bashkia Tiranë
Twitter: Tirana Parking | Bashkia Tiranë
Instagram: Tirana Parking | Bashkia Tiranë

Pasi të pajiseni me Kartën e rinovuar të Rezidentit jeni të lutur , ta ngjisni atë në pjesën e brëndshme të xhamit të makinës suaj.

Me pajisjen me Kartën e Rezidentit Qytetarët mund të parkojnë PA PAGESË në të gjitha hapësirat publike të parkimit në Zonën 4 , përvec :

  1. Në Rrugët kryesore që i nënshtrohen  sistemit te tarifimit (sipas sinjalistikes vertikale/tabelat  dhe horizontale/vijezimi Blu) :
    1. gjate ditëve të javës (e Hënë- e Premte) nga ora 20:00 deri në orën 07:30, të ditës pasardhëse,
    2. ne fundjavë (të Shtunë/te Dielë).
  1. Shesh parkimet.

FALEMINDERIT!

TIRANA PARKING

Njoftim për Rezidentët e Bllokut “Shushica”

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë, Rezident të Bllokut Shushica,
Në kuadër të implementimit të Projektit të Parë Pilot për Kartën e Rezidentit, të gjithë banorët te cilët kanë paraqitur dokumentacionet e nevojshme pranë Dr.Përgjithshme Tirana Parking/Bashkia Tiranë, janë të lutur të paraqiten për të tërhequr Kartën e Rezidentit, Ditën e shtunë & të diel Dt 05 dhe 06 .11.2016 prej orës 10:00-13:00 , pranë zyrave të Tirana Parking.

Rruga “Ali Begeja”, nr.16,Tirane
Tel. +355 (0) 422 11 111
e-mail: Tiranaparking@tirana.al
web site: www.tiranaparking.al
Facebook: Tirana Parking-Bashkia Tiranë

Pasi të pajiseni me Kartën e Rezidentit jeni të lutur , ta ngjisni atë në pjesën e brendshme të xhamit të makinës suaj.
KARTA E REZIDENTIT HYN NE FUQI PREJ DT 07.11.2016
Rezidentët mund të parkojnë PA PAGESË në këto hapësira publike:

  • Vijëzimet e Bardha brenda hapësirave Publike të Bllokut Shushica
  • Vijëzimet e Bardha në Rr. Sulejman Delvina
  • Vijëzimet e Bardha në Rr. Gjik Kuqali

FALEMINDERIT!

TIRANA PARKING

Parkimet në Tiranë, Rezidentët nuk do të paguajnë tarifën prej 20-100 lekë orën

TIRANË – Kryeqyteti do të ketë 71 rrugë me pagesë, me çmim nga 20 deri në 100 lekë ora, ndërsa rezidentët nuk do të paguajnë kur parkojnë makinën në zonën e tyre. Kështu shprehet në një intervistë për Report Tv drejtoresha e agjencisë Tirana Parking Eglantina Zere. Ajo thotë se qytetarët jo rezidentë nuk do të parkojnë makinën në lagjet e kryeqytetit por vetëm në 71 rrugët me pagesë. Të gjithë rezidentët do të pajisen me një kartë ose pullë e cila do të ketë një ngjyrë të ndryshme sipas zonës. Për ata qytetarë që nuk paguajnë tarifën Bashkia e Tiranës parashikon penalitet, duke filluar nga gjoba.Ka një vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës për parkimet me pagesë në kryeqytet.

A mund të na thoni ky vendim përfshin të gjitha rrugës e qytetit të Tiranës?

Me vendim të Këshillit Bashkiak është krijuar Agjencia “Tirana Parking”, e cila administron të gjitha rrugët publike që janë të disponuara për parkim. E gjithë Tirana është e ndarë në 4 zona për parkim me pagesë dhe do të ketë 3 nivele tarifimi, të cilat janë 20, 40 dhe 100 lekë. Në të gjithë qytetin e Tiranës, deri në unazën e madhe është e gjitha në administrim nga Tirana Parking, të cilat janë të ndara në zonën A, B dhe C.
Nëse  marrim zonën C, e cila është jashtë unazës së vogël dhe të mesme, tarifat janë të përllogaritura sipas distancave që kanë. Nëse marrim zonën  A, tarifa e parkimit është 100 lekë, gjithmonë në rrugët kryesore, në zonën B që është Unaza e Mesme, tarifa është 40 lekë për orë dhe në zonën C, tarifa për parkim është 20 lekë për orë.

Banorët rezidentë nuk pritet të paguajnë tarifë parkimi, a mund të na shpjegoni si do të identifikohen këta banorë, domethënë si do dallohet ai që është rezidentë me një tjetër që është i ardhur?

Nëse kthehemi pas në kohë, administrimi i parkimit publik të qytetit të Tiranës, do të jepej me koncesion në vitin 2014, kryeqyteti ishte ndarë në 23 zona administrative, jo në 4 siç është sot. Rezidentë nuk do të thotë vetëm ai që është lindur dhe rritur në Tiranë, i cili posedon një makinë. Rezidentë në Tiranë është edhe një qytetar, i ardhur, emigrant, studentë i cili jeton dhe punon në kryeqytet. Ndarja administrative me katër zona do të thotë se rezidenti do të jetë i priviligjuar, pra nuk do të paguajë në 25% te qytetit të Tiranës, në njësinë ku banon.
Nëse dikush e ka shtëpinë te rruga Myslym Shyri dhe kjo zonë zonën i përket zonës A, ky qytetar do të ketë mundësi të mos paguajë për të parkuar makinën në të gjithë hapësirën brenda lagjes, poshtë pallatit, në hapësirat publike brenda zonës. Kuptohet që do të ketë një pullë e cila do ta identifikojë nga zonat e tjera, nëpërmjet ngjyrës.
Qytetari rezident do të gëzojë të drejtën të parkojë pa pagesë dhe në rrugët kryesore të zonës së tij, të cilat janë me pagesë. Pra rezidentët edhe në rrugët që janë në pagesë do të përfitojnë një përqindje të caktuar në mënyrë që të parkojnë makinën e tyre pa lek. Rezidentët dhe invalidët përveçse do të kenë të drejtë të parkojnë makinën në zonën ku banojnë, por dhe në një pjesë të rrugëve me pagesë.

Për sa i përket pagesës, të gjitha rrugët, përfshirë edhe ato në lagjeve do të jenë me pagesë?

Ndarja në 4 zona administrative dhe në 3 plane tarifore, do të thotë që në të gjithë Tiranën janë marrë në administrim 71 rrugë kryesore që do ti nënshtrohen tarifimit me pagesë për orë. Kjo do të thotë që nëse jemi në rrugën e Kavajës apo në rrugët e bllokut, që i përkasin Zonës A, atëherë makina për rezidentët do të parkohet falas në të gjitha rrugët e lagjes por edhe në një pjesë në rrugën kryesore, që bashkia e ka parashikuar si rrugë me pagesë.
Pra nëse në këtë rrugën Myslym Shyri ka rreth 300 vende parkimi, atëherë 10, 20 ose 30 vende parkimi do të jenë për rezidentët, ndërsa në lagje secili mund të parkojë makinën e tij pas asnjë tarifë.

Parkimi me pagesë do të jetë vetëm në 71 rrugët kryesore?

Me pagesë do të jenë vetëm 71 rrugë të cilat janë të miratuara me Vendim të Këshillit Bashkiak.

Një qytetar që vjen nga një zonë tjetër, nuk do të paguajë nëse parkon makinën në një rrugë lagjeje?

Nëse ajo rrugë nuk përfshihet në listën e 71 rrugëve që janë me pagesë, ai qytetarë nuk do të parkojë. Ky qytetarë nuk do të parkojë makinën pasi ajo zonë do të jetë për të parkuar makinën vetëm për rezidentët. Një qytetarë që vjen nga Fieri apo nga Korça dhe do të parkojë në rrugën e Elbasanit, ai ka të drejtën të parkojë vetëm në rrugën kryesore që është me pagesë, pasi rrugët e lagjeve do të jenë vetëm për rezidentët.

Po kur nuk ka vende të mjaftueshme parkimi. Për shembull për rezidentët nuk ka vende të mjaftueshme parkimi në një lagje pranë Rrugës së Kavajës, si do veprohet në këtë rast?

Është bërë një studim ku janë parë hapësirat që ofron çdo zonë për të parkuar makinën. Një rezidenti ne i kemi shtrirë hapësirën për të parkuar pa leke në një zonë më të gjerë, jo vetëm poshtë pallatit por në çdo cep të lagjes së tij.

Po kur qytetarët nuk e paguajnë tarifën e parkimit, cilat do të jenë penalitetet?

Kur keni parkuar te Bulevardi pranë Hotel Dajtit dhe nuk e vendosni biletën në xham dhe nëse kaloni orarin e parashikuar në atë vendparking atëherë ka penalitete me gjobë, por edhe masa të tjera të cilat janë duke u parë në vijim. Për çdo thyerje të ligjit ne bashkëpunojmë edhe me Policinë Bashkiake duke marrë masat përkatëse.
Kur pritet që të nisë zbatimi i vendimit për të bërë me pagesë një pjesë të rrugëve në Tiranë ?

Aktualisht janë 3 rrugë me pagesë dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të gjitha rrugët që janë të destinuara për parkim me pagesë të janë nën administrimin e Tirana Parking

Tarifa. Rezervimi i vendparkimit deri në 438 mijë lek në vit

Qytetarët edhe mund të rezervojnë vendparkimin në një nga 71 rrugët e Tiranës të cilat do të jenë me pagesë. Për të rezervuar vendin, një qytetarë duhet të paguajë 438 mijë lekë të reja për një vit, duke përfshirë të 7 ditët e javës në çdo orar. Për 12 orë, tarifa është 306 mijë lekë. Ndërkohë parkimi mund të rezervohet edhe me orar. Kështu për te rezervuar vendparkimin për 12 orë, nga e hëna në të premten, tarifa është 221 mijë lekë. Në momentin që një qytetarë paguan rezervon një vend të caktuar parkimi, ky vend do të jetë posaçërisht për të.

Vendimi. Parkimet me pagesë nga ora 7:30-20:00, ndarja në 3 zona

Parkimi me pagesë do të jetë nga ora 7:30 deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Sipas vendimit që ka miratuar tashmë këshilli, Bashkia e Tiranës ka parashikuar që rreth 70% e parkimit të jetë me pagesë ndërsa 30% do të jetë pa lekë, ku do të shfrytëzohet nga banorët rezidentë dhe invalidët. Do të jenë tri zona me pagesë.
Zona A përfshin zonat më të nxehta ku mbizotërojnë shërbimet tregtare, financiare apo sociale me intensitet të lartë. Në këtë zonë gjendet një pesë e mirë e aktivitetit të Administratës Publike, qendra biznesi, banka, lokale etj. Në këtë zonë tarifa e parkimit në rrugë do të jetë 100 lekë ora. Mungesa e biletës do sanksionohet me gjobë 3 mijë lekë.
Zona B, mbizotërojnë shkëmbimet tregtare e financiare me intensitet mesatar. Qëndrimi i automjeteve zgjat 1-3 orë. Pagesa për parkimin në rrugë do të jetë 40 lekë ora. Mungesa e biletës sanksionohet me gjobë 1 mijë lekë.
Zona C, përfshin rrugë ku nuk ka shumë intensitet të automjeteve. Rrugët sekondare shfrytëzohen nga banorët për parkim. Tarifa për parkimin në rrugë do të jetë 20 lekë ora. Mungesa e gjobës sanksionohet me gjobë 500 lekë.

Tarifat e parkimit në Tiranë, Zere: Ja ku do paguani dhe ku do ta keni falas

Javën e shkuar Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me votat e shumicës ndarjen e Tiranës në 3 zona për parkimin si edhe tarifat përkatëse. Por, si do te funksionojë kjo skemë?

Në studion e “Revistës Televizive të Mbrëmjes” ishte e ftuar këshilltarja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Eglantina Zëre, e cila edhe sqaroi ndarjen e re të zonave të parkimit.

Sipas saj, banorët e Tiranës, apo rezidentët siç i janë referuar, do të përfitojnë shumë përmes këtij sistemi. Ajo tha se përpos hapësirave në zonën ku jetojnë, banorët do të kenë hapësira edhe përgjatë rrugëve kryesore kundrejt një pagese.

Zëre tha se tarifat janë përcaktuar në bazë të një vendimi të Këshillit Bashkiak të Tiranës të vitit 2003, duke mos marrë parasysh faktin se për 12 vite gjendja socio-ekonomike e vendit ka ndryshuar.

Intervista e plotë

Pandi Gjata: Doja të nisnim bisedën duke shpjeguar vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, pra se si ndahen zonat e parkingjeve dhe zonat e tarifimit. Çfarë përmban ky vendim?

Eglantina Zëre, këshilltare e kryebashkiakut Erion Veliaj: Bashkia e Tiranës ka marrë për të krijuar për herë të parë agjencinë e cila do të merret me administrimin e hapësirave publike të destinuara për parkim për qytetin e Tiranës. “Tirana Parking” si agjenci nën varësinë e Bashkisë së Tiranës, do të merret me administrimin dhe menaxhimin e gjithçkaje. Ajo çfarë është për t’u ritheksuar është ndarja dhe zgjerimi i Tiranës që nënkupton se Tirana ndahet në katër zona të parkimit me pagesë. Ndarja në katër zona përveç se sjell një mirë administrim, sjellë dhe një favor dhe një mundësi akoma edhe më të madhe që ju jepet banorëve të këtyre zonave, ose siç jemi mësuar t’ju referohemi si rezidentët. Nëse sipas ndarjes së parë të koncensionit ofroheshin 23 zona për parkim nënkuptonte që një banor ose rezident, kishte të drejtë të parkonte pa pagesë në 1/23 e gjithë hapësirës së qytetit të Tiranës. Ndarja e reja nënkupton një zgjerim dhe dhënie të një mundësie më të madhe për të parkuar në hapësirat e Tiranës.

Pandi Gjata: Përpos kësaj ndarje në katër zona, kemi edhe ndarjen sipas tarifave. Çfarë logjike u përdor për të vendosur këto tarifa?

Eglantina Zëre: Në lidhje me ndarjen e zonave të tarifimit, më lejoni të them që ne i jemi përmbajtur vendimit të Këshillit Bashkiak të miratuar në shkurt 2003, vendim i cili përcaktonte edhe ndarjen e zonave të tarifimit dhe tarifat përkatëse. Bashkia e Tiranës vendosi që për favor të qytetarëve të Tiranës dhe pa marrë në konsideratë se në 12 vite gjendja socio-ekonomike e çdo vendi ndryshon, të aplikojë të njëjtat tarifa për parkim në rrugët kryesore të Tiranës.

Pandi Gjata: Kjo do të thotë që nuk ka çmime më të larta sepse kjo çështje është diskutuar shumë gjatë këtyre ditëve.

Eglantina Zëre: Jo se nuk ka rritje çmimesh, por mund të them se ka çmime favorizuese për qytetarët e Tiranës.

Pandi Gjata: Kur përmendni termin “zonë e tarifimit” e keni fjalën për rrugët kryesore, dytësore apo ato që mund të quhen tretësore, siç mund të jenë zonat më të ngushta. Pra, si do të ndahen zonat që janë me pagesë nga ato që janë pa pagesë?

Eglantina Zëre: Ndarja e Tiranës në katër zona nënkupton përfshirjen e rrugëve kryesore dhe atyre dytësore. Ndarja në katër zona të administrimit të parkimit në vetvete përfshin 24 mijë vende parkimi. E ndarë kjo sipas zonave 1, 2, 3, 4, mund të them që secila nga këto zona disponon një numër të caktuar vendparkimesh. Të marrim për shembull zonën 1 ose kryesore: Kjo zonë ka një kapacitet prej 3060 vende për parkim nga të cilat 1927 vende do t’i nënshtrohen tarifimit dhe 1123 vende do të jenë pa pagesë. Nëse i përkthejmë në përqindje, 63% e tyre do të jenë me pagesë dhe 37% do të jenë pa pagesë që përfshin rezidentët apo njerëzit me aftësi të kufizuara.

Pandi Gjata: Është bërë ndonjë studim për këtë ndarje, se sa mjete ka në një zonë, se sa janë ato të barabarta me vendet e parkimit, etj?

Eglantina Zëre: Patjetër që po. Në varësi të këtyre është bërë edhe ndarja përqindja e trajtimit të secilës në këtë rrugë. Nëse themi që në zonën A, 63% të kapacitetit të plotë të vendparkimeve do të trajtohet me pagesë dhe 37% do të trajtohet pa pagesë, një zonë tjetër që mund të jetë 2 ose 3, ndryshon në përqindje dhe kjo në varësi të dendësisë që ka edhe zona. Në varësie dhe të rrugëve dhe hapësirës që ajo ofron për parkim pa pagesë për rezidentët. Për shembull, zona 2 që ka 1953 vende parkimi, 53%-54% do t’i nënshtrohen tarifimit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë pa pagesë.

Pandi Gjata: Problemi i madh i parkimit sot në Tiranë janë edhe rrugët kryesore, këto të gjitha do të jenë në segmentin e tyre parkingje me pagesë?

Eglantina Zëre: Më lejoni të theksoj diçka, duke nisur gjithmonë nga vetja sa herë dal në mëngjes, pyetja e parë që na lind është ku do parkoj. Prandaj, kjo ndarje nënkupton që çdo qytetar që është posedues i një mjeti motorik, përveçse hapësirave në zonën e vet, pra rrugicat brenda lagjes apo hapësirat poshtë pallatit, do jepet edhe hapësira në rrugët kryesore që do të jenë të përcaktuara me plan tarifor. Ta marrim një rast konkret: Nëse unë banoj në zonën A dhe një nga rrugët kryesore të zonës sime mund të jetë rruga “Myslym Shyri” , unë si rezidente e kësaj zone gëzoj të drejtën për të parkuar falas në të gjitha hapësirat brenda zonës sime si dhe përpos kësaj, gëzoj të drejtën që me një përqindje të caktuar të kësaj rruge, 305, 40%, aq sa është e përcaktuar, kam të drejtën të parkoj pa pagesë. Pra, dyfish hapësirë, edhe brenda zonave të parkimit, edhe në rrugët kryesore që janë të destinuara për parking me tarifë.

Pandi Gjata: Ky projekt do të implementohet menjëherë i gjithi apo do të nisë si një projektpilot?

Eglantina Zëre: janë disa mini-projekte të vogla që përmban e gjithë ky administrim i ri. E para janë rrugët kryesore të cilat janë të përcaktuara që me vendim të 2003-ës, pra rrugët kryesore me tarifa të përcaktuara zona A 100 lekë për orë, zona B 40 lekë për orë dhe zona C 20 lekë për orë ato janë edhe aktualisht në funksion. Edhe nëse do të dalim tani në bulevardin kryesor do të shohim se ka inspektorë të parkimit të cilët presin bileta me 1000 lekë (të vjetra) ora dhe po e njëjta gjë do të vazhdojë.

Pandi Gjata: Ndoshta në këtë zonë funksionon, po ka edhe zona ku nuk funksionojnë se vendosin karrige ose ndonjë gjë tjetër.

Eglantina Zëre: Kjo është bërë për pamundësi të menaxhimit të plotë të gjithë këtyre zonave, pasi deri më tani, parkingu ka qenë vetëm një sektor nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave, një sektor i përbërë nga 8 inspektorë dhe 1 përgjegjës sektori, pra ka qenë i pamundur menaxhimi, për të mos thënë edhe një keqadministrim.

Pandi Gjata: Në gjithë këtë operacion do të hapen edhe shumë vende pune, pasi do të menaxhohen të gjitha parkingjet në Tiranë apo jo?

Eglantina Zëre: Patjetër që po. Të bësh një menaxhim të tillë kërkon fuqi punëtore, kërkon përkushtim, profesionalizëm, kështu që ne fazat e para struktura që do të ketë agjencia që do të merret me menaxhimin e parkingjeve në Tiranë do të ketë 105 punonjës që përkthehen ne vende pune.

Pandi Gjata: Çfarë ndodh me ato parkingje private që janë sot në çdo lagje, në çdo pjesë të Tiranës, do të ekzistojnë edhe ato?

Eglantina Zëre: Edhe kjo është një nga çështjet që do të administroje “Tirana Parking”. Sot siç jemi mësuar shumë hapësira private janë shndërruar në parkingje private. Një person i cili është regjistruar në Tatim-Taksat vendore, ka hapur një NIPT, qoftë si person fizik apo juridik, ai ka ushtruar aktivitetin si parking privat. Në të ardhmen patjetër që do të ketë mundësi të kesh parkingje private, por do t’i nënshtrohen licencimit. Pra nëse ju keni një pronë private dhe doni ta shfrytëzoni për parking privat ju duhet të plotësoni kriteret dhe kushtet sipas standardeve të kërkuara nga agjencia që administron parkingjet në Tiranë. Nëse do të plotësohen kushtet dhe standardet, patjetër që do t’i jepet e drejta e ushtrimit të aktivitetit, pra do të licencohet për ushtrim aktiviteti.

Pandi Gjata: I kthehemi edhe njëherë çmimeve  për parkingjet dhe ndarjet e zonave të tarifimit. Ku u bazuat për të vendosur këto çmime?

Eglantina Zëre: Tarifat për rrugët kryesore janë ato që janë vënë që në 2013-shin. Ana pozitive e kësaj është koncepti i shesheve. Besoj se e keni parë që sheshi “Italia” është kthyer në një parking publik të mbyllur. Ajo rrugë ka qenë në administrim që vite më përpara, por është keqadministruar dhe të ardhurat që sillte ajo kanë qenë fare të papërfillshme. Ne e morëm dhe i dhamë një fytyrë të re, një tjetër dimension atij sheshi duke iu ofruar qytetarëve 118 vende parkimi. Një parking me standarde bashkëkohore, duke ofruar për qytetarët siguri, pasi çdo gjë është nën survejimin e kamerave. Kemi ofruar dixhitalizimin e sistemit që do të thotë se drejtuesi shkon të bankomati pret biletën dhe kryen pagesën në fund fare si dhe merr kuponin tatimor.

Pandi Gjata: Do të ketë parkingje të njëjta si kjo te sheshi “Italia”?

Eglantina Zëre: Sheshi “Italia” ka treguar një impakt super pozitiv për qytetarët e Tiranës. Doja të shpjegoja filozofinë e atij sheshi, pra pse “Tirana parking” ose Bashkia e Tiranës krijon sheshet e parkingjeve publike. Sipas ndarjes së zonave të tarifimit, një orë në rrugët kryesore është 100 lekë. Një shesh si ai “Italia” që ne e quajmë eko-parking i bën më mirë llogaritë për konsumatorin. Nëse unë dal sot në mëngjes për të kryer shërbime për veten time të cilat nuk e kalojnë një orarëshin e kohës sime, patjetër që kam mundësi të parkoj në rrugët kryesore përkundrejt tarifimit 100 lekë ora, flas gjithmonë për zonën A. Në momentin që planet e mija të ditës i tejkalojnë një orëshin, atëherë ne ofrojmë parking për një kohë më të gjatë, në rastin konkret eko-parkingu te sheshi “Italia” ku tarifat janë për 0-3 orë 200 lekë që do të thotë se është 67 lekë ora. Pra, tregon se ora është më lirë se në rrugët kryesore dhe është shumë favorizuese për qytetarët.

Pandi Gjata: Me një batutë, kur e prisni që të ketë një efekt për qytetarët e Tiranës ky sistem i ri i ndarjes së zonave të parkingjeve dhe atyre të tarifave. Sa kohë do të dojë nga nisja e zbatimit?

Eglantina Zëre: Ne aktualisht mund të themi që çdo gjë po ecën me hapin e kohës dhe do të mundohemi shumë shpejtë që t’i vejmë në zbatim për qytetarët e Tiranës të gjitha këto që thamë.

/ Top Channel