Tirana Parking si i vetmi Institucion për “ Administrimin e Shërbimit të Parkimit Publik me Pagesë” për personat fizik, juridik, tjetër që duhet të pasjisen me “Leje vendparkimi të rezervuar me pagesë” duhet të dorzojnë këto dokumentacione pranë zyrave të Tirana Parking:

Ekstraktin aktual mbi historikun e subjektit juridik ose personit fizik të lëshuar nga QKR;
Gen – Plani i vendparkimit që kërkohet për miratim;
Si dhe çdo dokument tjetër të kërkuar nga Tirana Parking

Shënim:

Ekstrat i QKR i përditesuar i 3 muajve të fundit
Gen-Planimetri i vendit të dëshiruar nga subjekti për Parkim të Rezervuar (foto nga Google Map)
Autorizim nga Administratori i Subjektit për personin që paraqitet për aplikim kërkese ( në rast se nuk është vetë Administratori)
Afati i konfirmimit nga Tirana Parking për miratim të kërkesës për Pakim të Rezervuar është brenda 15 ditëve.
Mbas miratimit të kërkesës, njoftohet Subjekti, bëhet pagesa parapagim dhe vijon me lidhjen e kontratës.
Realizohen tabelat Sinjalistike Vertikale ( 2 copë,fillim-fund) dhe stafi i Tirana Parking kryen vijëzimet dhe vendosjen e tabelave.